Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, tha që Kosova nuk mund t’iu ikë obligimeve ndërkombëtare në lidhje me Gjykatën Speciale.

“Po ne duhet me qenë të sinqertë me veten më së pari. Kosova nuk mundet, e ka shumë problem me iu ikë obligimeve ndërkombëtare, e obligimet ndërkombëtare të nenit 162 të Kushtetutës, të amandamentit të Kushtetutës është që është problem me u ndërru mandati, me u ndërru funksionaliteti, me u prek funksionaliteti ose struktura e kësaj gjykate”, ka thënë Miftaraj në ‘DPT Te Fidani’ në Klan Kosova.
Miftaraj tha se edhe nëse kjo ndodh, atëherë duhet të bëhet në harmoni dhe në konsultim me partnerët ndërkombëtarë.
“Çkado që preket me këtë ligj, e para duhet me qenë në harmoni, në konsultim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë”.
“Pastaj, do të thotë, nëse partnerët ndërkombëtarë pajtohen cilat pika me u prekë mundem me vazhdu tutje”.
“Tash unë besoj unë besoj që nëse partia në pushtet PDK ë e kishin vërtetë partia në pushtet e kish pasë luftën e UÇK-së, e kish pasë Hagën, interes nacional, dhe nëse kish pasë një diskutim, një debat të sinqertë e cila është mënyra më e mirë me i mbrojtë ata në Hagë, është dashur që kjo me qenë do të thotë mes partive”, deklaroi Miftaraj.




