Ish-kampioni i botës me Gjermaninë, Christoph Kramer, ka zbuluar një ndryshim interesant në zakonet e futbollistëve profesionistë në dhomat e zhveshjes.

Sipas Kramerit,ndërsa dikur ishte normale që futbollistët të bënin dush tërësisht të zhveshur, sot situata është krejt ndryshe. Ai thotë se rreth 80 për qind e futbollistëve profesionistë bëjnë dush me bokserka, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.
Kramer, i cili u shpall kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, tregoi në një podcast se ky ndryshim është bërë veçanërisht i dukshëm gjatë viteve të fundit të karrierës së tij.
Ai e lidh këtë kryesisht me ndryshimin e brezave. Sipas tij, në fund të karrierës, kur rreth 12 futbollistë bënin dush njëkohësisht, zakonisht vetëm dy prej tyre ishin tërësisht të zhveshur dhe ata ishin kryesisht mbi 30 vjeç.
Deklaratat e Kramerit kanë ngjallur vëmendje në mediat gjermane, pasi tregojnë një ndryshim të dukshëm në kulturën e dhomave të zhveshjes së futbollit profesionist./Telegrafi/




