Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi u realizua të enjten përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.
Personi ishte arrestuar më herët nga autoritetet gjermane, pasi ndaj tij ishte lëshuar letërreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it. Ai kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Policia bëri të ditur se procedura e ekstradimit është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore ndaj tij.
Burimi: RTKLive




