Prokurorët në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza të reja ndaj ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, për komplot për kryerje të torturës.

Akuzat e reja ndaj çiftit u bënë publike sot dhe i shtohen akuzave të mëparshme për trafikim droge dhe armësh, të cilat Maduro dhe Flores i kanë mohuar.
Maduro, 63-vjeçar, dhe Flores, 69-vjeçare, ndodhen në paraburgim që nga janari në një qendër ndalimi në Brooklyn, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ata u dërguan atje pasi forcat amerikane i arrestuan gjatë një operacioni të befasishëm në orët e para të mëngjesit në kompleksin e tyre në kryeqytetin venezuelian, Caracas.
Organizatat për të drejtat e njeriut në Venezuelë, si dhe ish të burgosur, kanë denoncuar prej kohësh atë që e kanë përshkruar si “torturë sistematike”.
Sipas akuzave të reja, rastet lidhen me torturimin e dyshuar të shtetasve amerikanë, të cilët ishin mbajtur në Venezuelë gjatë kohës kur Maduro ishte në pushtet.
Procesi gjyqësor ndaj Maduros dhe Flores pritet të nisë në qershor të vitit 2027.



