Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Me të do të diskutohet lidhur me zhvillimet kryesore politike në vend dhe situatën në Kosovë pas 16 shtatorit.
– Si e përjetoi dënimin e ish-bashkëluftëtarëve në Hagë?
– Si e komenton përmendjen e emrit të tij gjatë leximit të aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së?
– Cila është Kosova pas 16 shtatorit?
– Çfarë pret nga ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara?
– Çfarë do të rrezikonte Kosova sikur të shkonte në zgjedhje të reja?
Këto dhe të tjera, sonte në 20:45, në Klan Kosova.




