Ministria këshillon qytetarët si ta kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes

Ministria këshillon qytetarët si ta kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes

Ministria këshillon qytetarët si ta kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes laboratorit për verifikimin e metaleve të çmuara, kontrollon pastërtinë dhe cilësinë e produkteve prej ari, argjendi, platini dhe paladiumi, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe zbatimit të kërkesave ligjore.

Sipas MINTI-t, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve prej ari dhe argjendi, duke kërkuar garancinë dhe dokumentacionin përkatës nga shitësi. Verifikimi i pastërtisë dhe vula e cilësisë janë elemente të rëndësishme për të dëshmuar se produkti i është nënshtruar kontrollit përkatës.

Sponsor 3M Express

Procesi i verifikimit kryhet në bazë të Ligjit Nr. 08/L-029 për Punimet nga Metalet e Çmuara, i cili përcakton kushtet dhe kërkesat teknike për përmbajtjen, përbërjen dhe pastërtinë e këtyre metaleve. Operatorët ekonomikë janë të obliguar t’i paraqesin produktet për verifikim në AMK para vendosjes së tyre në treg.

Procedura nis me pranimin e produkteve, matjen e tyre përmes një peshoreje të kalibruar dhe kontrollin e dokumentacionit përcjellës, përfshirë dëshmitë e prejardhjes dhe faturat përkatëse.

Më pas, produktet analizohen me pajisje që përdorin teknologjinë me rreze X, përmes së cilës përcaktohet përbërja dhe pastërtia e metalit. Për të siguruar saktësinë e rezultateve, laboratori kryen tri matje të njëpasnjëshme për secilin produkt dhe i krahason rezultatet me kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse.

Në rastin e arit, kontrolli përfshin nivele të ndryshme të pastërtisë, përkatësisht 14, 18, 22 dhe 24 karatë. Çdo produkt verifikohet veçmas, ndërsa numri i punimeve që mund të paraqiten për kontroll nuk ka një kufi të përgjithshëm të përcaktuar, sipas informatave të bëra publike për këtë shërbim.

Kur rezultatet konfirmojnë se produktet i përmbushin kërkesat teknike për pastërtinë dhe deklarimin e përbërjes, AMK përgatit raportin përkatës dhe produktet vulosen si dëshmi se i janë nënshtruar procesit të verifikimit.

Rëndësia e këtij shërbimi pasqyrohet edhe në kërkesat e bizneseve. Vetëm gjatë vitit 2025, laboratori i AMK-së ka pranuar 470 kërkesa për verifikimin e metaleve të çmuara.

Nga institucionet u bëhet thirrje konsumatorëve që të mos mbështeten vetëm te deklarimet e shitësit, por të kërkojnë dokumentacionin përkatës dhe të kontrollojnë shenjat e verifikimit në produkt. Këto masa synojnë të rrisin besimin në treg dhe të mbrojnë blerësit nga deklarimet e pasakta për pastërtinë e metaleve të çmuara.

Mosrespektimi i detyrimeve ligjore nga operatorët ekonomikë mund të sjellë sanksione në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni pas pretendimeve për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup

BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni pas pretendimeve për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup

Diddy humb 41 ditë nga ulja e dënimit, dyshohet se gëzonte privilegje në burg

Diddy humb 41 ditë nga ulja e dënimit, dyshohet se gëzonte privilegje në burg

Senatorja Shaheen në Tiranë: Ajo që ndodhë në Kosovë, ka rëndësi edhe këtu

Senatorja Shaheen në Tiranë: Ajo që ndodhë në Kosovë, ka rëndësi edhe këtu

Ministria këshillon qytetarët si ta kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes | Momenti