Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Detyrimi ynë është të parandalojmë tragjedi të tilla

Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Detyrimi ynë është të parandalojmë tragjedi të tilla

Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Detyrimi ynë është të parandalojmë tragjedi të tilla

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sot pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi dje në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj.

Përmes një postimi, Gërvalla ka shprehur dhimbjen dhe indinjatën për rastin, duke theksuar se institucionet dhe shoqëria nuk duhet të presin që të ndodhin vrasje të tjera për të reaguar.

Sponsor 3M Express

“Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar. Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar ajo.

Gërvalla e ka cilësuar vrasjen e grave si krim të rëndë, duke theksuar se shoqëria ka detyrim të parandalojë tragjedi të tilla.

“Vrasja e grave është krim, aq i rëndë dhe i tmerrshëm sa asnjë shoqëri nuk mund ta trajtojë si të pashmangshëm atë që ka detyrim ta parandalojë”, ka shkruar Gërvalla.

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia bastis pronat e të dyshuarit dhe gjen armë pa leje

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Kurti pret në takim Myftiun Tërnava, në fokus stabiliteti institucional dhe katërshja e UÇK-së

Kurti pret në takim Myftiun Tërnava, në fokus stabiliteti institucional dhe katërshja e UÇK-së

SpaceX blen frekuenca për Starlink, synon të konkurrojë me gjigantët celularë në SHBA

SpaceX blen frekuenca për Starlink, synon të konkurrojë me gjigantët celularë në SHBA

Laporta: Reali është kundër gjithçkaje dhe kundër të gjithëve

Laporta: Reali është kundër gjithçkaje dhe kundër të gjithëve