Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka refuzuar ofertën e Corinthians për t’u rikthyer në drejtimin e klubit brazilian.

Sipas mediumit brazilian Globo, Corinthians kishte kontaktuar fillimisht trajnerin argjentinas Ramón Díaz, por pas refuzimit të tij, kishte tentuar të bindte Sylvinhon.
Braziliani, i cili e ka drejtuar edhe më parë Corinthians, e falënderoi klubin për interesimin, por vendosi të mos e pranonte ofertën.
Pas përfundimit të bashkëpunimit me Kombëtaren shqiptare, Sylvinho është aktualisht pa skuadër.
Ndërkohë, Corinthians po përballet me vështirësi në kampionatin brazilian. Klubi renditet në vendin e 16-të me 32 pikë, vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria, dhe po kërkon një trajner të ri për ta nxjerrë skuadrën nga kjo situatë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Sylvinho refuzon rikthimin te klubi brazilian, Corinthians appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




