Cole Palmer ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean, e vlefshme deri në qershor të vitit 2034.

Marrëveshja është nënshkruar sot dhe përfshin zgjatjen e kontratës, rritjen e pagës dhe 12 muaj shtesë në marrëveshjen e tij me klubin londinez, shkruan Fabrizio Romano.
“E ndiej ambicien. Jam shumë i lumtur këtu dhe me Xabi Alonson si trajner”, ka thënë Palmeri pas vënies së nënshkrimit.
“Chelsea do të thotë shumë për mua. Mendoj se klubi po shkon në drejtimin e duhur, prandaj jam i kënaqur që kam nënshkruar dhe jam vërtet shumë i lumtur”.




