Merret vendimi i gjykatës ndaj Granit Xhakës

Merret vendimi i gjykatës ndaj Granit Xhakës

Merret vendimi i gjykatës ndaj Granit Xhakës

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht për sigurimin e një certifikate të rreme të COVID-19.

Sponsor 3M Express

34-vjeçari e bëri të ditur vetë vendimin përmes një postimi në Instagram, raporton media zvicerane “Bluewin”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas aktgjykimit të shkurtuar, Xhaka është dënuar me 50 ditë-gjobë, me nga 3 mijë franga zvicerane për secilën, ndërsa periudha e kushtit është dy vjet.

Kjo do të thotë se Xhaka nuk do ta paguajë gjobën, nëse gjatë kësaj periudhe nuk kryen shkelje të tjera. Ai tashmë ka paguar shpenzimet gjyqësore.

“E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë”, shkroi Xhaka, duke shtuar se më herët kishte dhënë një deklaratë të plotë në prokurori.

Kapiteni i Zvicrës kishte folur publikisht për akuzat disa javë më parë. Pas vendimit, ai falënderoi mbështetësit për mesazhet që kishte marrë gjatë kësaj periudhe. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Burnham: Të hapur për anëtarësimin e Gjermanisë në programin GCAP

Burnham: Të hapur për anëtarësimin e Gjermanisë në programin GCAP

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Shqipëri: Përplasje fizike, lotsjellës dhe bllokim rrugësh

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Shqipëri: Përplasje fizike, lotsjellës dhe bllokim rrugësh

Numri i bllokadave në shkollat franceze po zvogëlohet gradualisht

Numri i bllokadave në shkollat franceze po zvogëlohet gradualisht