Me pushkë gjuetie dhe 27 fishekë në brez, ndalohet 33-vjeçari në Podujevë – armën e kishte me leje, por dyshohet se shkeli kushtet e saj

Një 33-vjeçar është ndaluar për kontroll policor në fshatin Dyz të Podujevës, pasi është vërejtur duke mbajtur një pushkë gjuetie dhe 27 fishekë në brez. Ndonëse ka deklaruar se armën e posedonte me leje, ndaj tij është iniciuar rast penal për shkak të dyshimeve se nuk kishte respektuar kushtet e autorizimit, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është Liridon Majkofci, rreth 33 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 21 nëntor, rreth orës 10:45, në fshatin Dyz.

Gjatë veprimeve policore, zyrtarët kanë vërejtur se Majkofci mbante me vete një pushkë gjuetie të tipit “Sarsilmaz”, ndërsa në brez kishte një rrip me 27 fishekë.

Pas ndalimit, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit mbrojtës.

Gjatë intervistimit, 33-vjeçari ka deklaruar se posedonte leje për armën, por ka pranuar se nuk i kishte respektuar rregullat e përcaktuara me të.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me vendim të Prokurorit, Majkofci është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit po vazhdojnë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vodhi 30 deri në 40 euro nga arka e lokalit “Elektrika Mont” në Lipjan – vëllai i pronarës e gjen në qytet, 19-vjeçari përfundon në ndalim

Vodhi 30 deri në 40 euro nga arka e lokalit “Elektrika Mont” në Lipjan – vëllai i pronarës e gjen në qytet, 19-vjeçari përfundon në ndalim

Me dy fëmijët largohet te prindërit pas dhunës nga burri – 36-vjeçari përfundon në ndalim

Me dy fëmijët largohet te prindërit pas dhunës nga burri – 36-vjeçari përfundon në ndalim

Me pistoletë dhe nëntë fishekë në Prishtinë – Policia ndalon 62-vjeçarin, përfundon në mbajtje për 48 orë

Me pistoletë dhe nëntë fishekë në Prishtinë – Policia ndalon 62-vjeçarin, përfundon në mbajtje për 48 orë