Gazetari Bardh Maxhuni flet për ecurinë e Kosovës në Ligën e Kombeve, tregon gjërat pozitive dhe negative

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, duke analizuar rezultatet, paraqitjet dhe vendimet që ndikuan në përfundimin e kësaj kampanje.

Sponsor 3M Express

Gazetari Bardh Maxhuni tha se kartonët e kuq e dëmtuan shumë Kosovën në Ligën e Kombeve, por përmendi gjithashtu edhe formën e sulmuesve si një faktor të rëndësishëm që ndikoi tek rezultatet e ekipit.

“Nëse e shohim shortin në fillim, kur është hedhë shorti dhe i kemi pa kundërshtarët, pavarësisht se e thamë që Liga B është një nivel shumë i lartë edhe për neve ka qenë hera e parë si na si gazetarë, po po ashtu edhe tifozët, po besoj e kemi llogaritë Izraelin outsajder në atë aspektin për shkak se i dimë rrethanat politike qysh janë atje”.

“E dimë që ndoshta fokusi i tyre s’ka qenë 100 për qind futbolli, po edhe cilësia e futbollistëve, por na në fund po shohim që nëse është një kundërshtar që na ka dëmtu më së shumti në këtë kampanjë kualifikuese është pikërisht Izraeli, për shkak se siç e tha edhe Shkumbini, minimalisht Kosova është dashtë të paktën katër pikë me i pasë me këtë kundërshtar”.

“Po besoj që këtu kanë ndikuar edhe faktorë tjerë për shembull, e përmendëm rastin e dy kartonëve të kuq të cilët që të dytë kanë qenë pavarësisht se edhe unë e konsideroj pak më shumë gjest prej instikti edhe unë besoj që është dashtë me vepru në mënyrë ma të pjekur në atë moment, njëjtë edhe Veldin Hoxha, i cili përjashtohet me karton të kuq”, ka thënë Maxhuni mes tjerash.

Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Nuk e pagoi gjobën për lëndim të lehtë trupor – arrestohet 44-vjeçari në Lipjan, përfundon në burg për 35 ditë

Nuk e pagoi gjobën për lëndim të lehtë trupor – arrestohet 44-vjeçari në Lipjan, përfundon në burg për 35 ditë

Parkoi Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

Parkoi Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

Shkoi te shtëpia e kunatit dhe dyshohet se kërcënoi bashkëshorten – 43-vjeçari përfundon në mbajtje në Prizren

Shkoi te shtëpia e kunatit dhe dyshohet se kërcënoi bashkëshorten – 43-vjeçari përfundon në mbajtje në Prizren