Vodhi 30 deri në 40 euro nga arka e lokalit “Elektrika Mont” në Lipjan – vëllai i pronarës e gjen në qytet, 19-vjeçari përfundon në ndalim

Një vjedhje e një shume të vogël parash në një lokal në Lipjan ka përfunduar me ndalimin për 48 orë të një 19-vjeçari. I dyshuari kishte marrë rreth 30 deri në 40 euro nga arka e biznesit dhe ishte larguar, por më vonë është gjetur në qytet nga vëllai i ankueses, i cili ka njoftuar Policinë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është Isuf Bajrami, rreth 19 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 21 nëntor, rreth orës 18:00, në lokalin “Elektrika Mont”, në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan.

Sipas informacioneve të siguruara, Bajrami dyshohet se kishte hyrë në lokal dhe kishte marrë nga arka një shumë prej rreth 30 deri në 40 eurosh, përpara se të largohej.

Pas vjedhjes, vëllai i ankueses, D.S., kishte arritur ta gjente të dyshuarin në qytet dhe kishte njoftuar menjëherë Policinë.

Zyrtarët policorë e kanë shoqëruar 19-vjeçarin në Stacionin Policor në Lipjan, ku ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti penal për veprën “Vjedhja”.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurën e mëtejshme penale.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nuk e pagoi gjobën për lëndim të lehtë trupor – arrestohet 44-vjeçari në Lipjan, përfundon në burg për 35 ditë

Nuk e pagoi gjobën për lëndim të lehtë trupor – arrestohet 44-vjeçari në Lipjan, përfundon në burg për 35 ditë

Parkoi Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

Parkoi Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

Shkoi te shtëpia e kunatit dhe dyshohet se kërcënoi bashkëshorten – 43-vjeçari përfundon në mbajtje në Prizren

Shkoi te shtëpia e kunatit dhe dyshohet se kërcënoi bashkëshorten – 43-vjeçari përfundon në mbajtje në Prizren