Një kontroll policor në Prishtinë ka përfunduar me sekuestrimin e një arme zjarri dhe ndalimin e një 62-vjeçari, i cili dyshohet për armëmbajtje pa autorizim. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë i kanë gjetur një pistoletë të tipit “Blowing”, së bashku me nëntë fishekë të kalibrit 9 mm, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është Sokol Azemi, rreth 62 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 22 nëntor, rreth orës 00:30, në rrugën “Bahtir Jahiri” në Prishtinë.
Gjatë kontrollit të të dyshuarit, Policia ka gjetur armën e zjarrit dhe nëntë fishekët, të cilët janë sekuestruar.
Pas këtij veprimi, për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me vendim të Prokurorisë, Azemi është ndaluar për 48 orë.
Rasti do të trajtohet në procedurën e mëtejshme penale.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





