Marrëdhënia e Kylian Mbappesë me shumicën e shokëve të skuadrës mbetet thjesht profesionale, ndërsa situata me Jude Bellingham është tensionuar ndjeshëm, sipas OKDiario.

Klubi madrilen i ka kërkuar anglezit të tregojë durim dhe të anashkalojë disa incidente.
Edhe raporti mes Mbappesë dhe Vinicius Jr. duket se është vetëm profesional, pavarësisht afrimitetit që shfaqin në publik.
Tashmë, Real Madridi po përpiqet të ulë tensionet dhe të ruajë harmoninë mes yjeve të skuadrës.




