Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit (VIDEO)

Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit (VIDEO)

Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit (VIDEO)

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës përbën një zhvillim pozitiv për vendin, pas një periudhe të gjatë krize institucionale.

Sponsor 3M Express

“Lajmi i mirë është që Kosova ka president”, tha Limaj, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, institucionet kanë funksionuar gjatë dy viteve të fundit.

Ai vlerësoi se Kosova ka kaluar një periudhë të jashtëzakonshme, gjatë së cilës institucionet, sipas tij, kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, transmeton Klankosova.tv.

“Për dy vjet e më tepër, në mënyrë masive, asnjëherë nuk është shkelur Kushtetuta më shumë se këto dy vite të fundit. Historia e Kosovës nuk njeh më shumë shkelje”, deklaroi Limaj në “Rubikon”.

Limaj tha se i vjen keq që, sipas tij, nuk ka pasur pasoja juridike për shkeljet kushtetuese, duke e krahasuar situatën me rastin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu.

“Më vjen keq që nuk ka pasoja juridike. Ka president që vuan pasojat edhe sot për shkak të shkeljeve minore. Te z. Sejdi ka qenë krejt minore, pa fajin e tij. Filluam të jetojmë në një situatë jokushtetuese dhe u bë si e zakonshme gjendja institucionale”, tha Limaj.

Lexo edhe

Mediumi gjerman zbulon gjendjen e Hajdarit, flet edhe për formën e Asllanit

Mediumi gjerman zbulon gjendjen e Hajdarit, flet edhe për formën e Asllanit

Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C

Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C

Orkestra Simfonike e Korçës bashkon krijimtarinë shqiptare me klasiken botërore

Orkestra Simfonike e Korçës bashkon krijimtarinë shqiptare me klasiken botërore

Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit (VIDEO) | Momenti