Kosova pa barna stimuluese për ADHD, pacientët i blejnë jashtë vendit (VIDEO)

Kosova pa barna stimuluese për ADHD, pacientët i blejnë jashtë vendit (VIDEO)

Kosova pa barna stimuluese për ADHD, pacientët i blejnë jashtë vendit (VIDEO)

Concerta 18 mg dhe Ritalin, dy ilaçet që përdoren për trajtimin e ADHD-së, nuk janë të regjistruara në Kosovë dhe nuk gjenden në asnjë barnatore të vendit.

Sponsor 3M Express

Për pasojë, pacientët që kanë nevojë për to, po detyrohen t’i kërkojnë ato jashtë Kosovës.

Njëri prej tyre është Agon Rexhepi, 25-vjeçar i diagnostikuar me ADHD, i cili prej muajsh po kërkon Concerta 18 mg në barnatoret e vendit, por pa sukses.

Ai tregon se është detyruar ta kërkojë terapinë në Shqipëri, pasi nuk arriti ta gjente as në Maqedoninë e Veriut.

Agoni thotë se mungesa e ilaçit e ka bërë të ndihet i braktisur nga institucionet dhe kërkon që pacientëve t’u sigurohet qasje në terapinë e nevojshme.

Këto barna nuk i gjeti as ekipi i Kiks Kosova kur vizitoi disa barnatore në kryeqytet. Farmacistët rekomandonin që Concerta e Ritalini të kërkoheshin në Shqipëri, e njëri prej tyre pohoi se këto dy ilaçe futen në Kosovë vetëm përmes tregut të zi.

Ndërkohë, AKPPM-ja konfirmoi se të dy barnat nuk janë të regjistruara në Kosovë, por sqaroi se legjislacioni parasheh procedura për importin e produkteve medicinale të paregjistruara.

Mirëpo, barnat nuk po mungojnë vetëm për çrregullimin e vëmendjes dhe hiperaktivitetit. Neuropsikiatri Sami Rexhepi thotë se mungesa të barnave ka edhe për pacientët me psikozë dhe skizofreni.

Sipas tij, ndërprerja e terapisë për disa javë mund të përkeqësojë gjendjen e tyre, ndërsa stabilizimi mund të kërkojë deri në tetë javë.

Ai kërkon furnizim të vazhdueshëm me barna dhe përfshirje më të madhe të profesionistëve shëndetësorë në planifikimin e nevojave për terapitë e shëndetit mendor.

Ndërkohë, KIKS Kosova ka kërkuar sqarime nga Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja për mungesen e ilaçave, por deri në transmetimin e emisionit nuk ka marrë përgjigje nga këto institucione.

Lexo edhe

Dyshohet se pronari inskenoi vjedhjen në poligonin e armëve në Gjakovë, arrestohet një person

Dyshohet se pronari inskenoi vjedhjen në poligonin e armëve në Gjakovë, arrestohet një person

Policia dyshon se pronari i një poligoni armësh në Gjakovë inskenoi vjedhjen dhe shiti armë ilegalisht

Policia dyshon se pronari i një poligoni armësh në Gjakovë inskenoi vjedhjen dhe shiti armë ilegalisht

Nora akuzon gjyqtarin për sulm seksual, thotë se e kishte puthur pa vullnetin e saj

Nora akuzon gjyqtarin për sulm seksual, thotë se e kishte puthur pa vullnetin e saj