Kërcënime me bomba në shtatë fluturime në Evropë

Kërcënime me bomba në shtatë fluturime në Evropë

Kërcënime me bomba në shtatë fluturime në Evropë

Shtatë aeroplanë pasagjerësh në Evropë, dy prej të cilëve ishin nisur nga Britania e Madhe, janë kontrolluar pas një serie kërcënimesh të dyshuara me bomba.

Dy fluturime të kompanisë Ryanair, njëri i nisur nga Dublini dhe tjetri nga Lisbona, janë kontrolluar pas uljes në Romë, pas informacioneve anonime. Megjithatë, në asnjërin prej tyre nuk janë gjetur lëndë shpërthyese, kanë bërë të ditur burime nga aeroporti Fiumicino i Romës për BBC-në.

Sponsor 3M Express

Fluturimi nga Dublini është shoqëruar nga Forcat Ajrore italiane deri në ulje.

Autoritetet kanë kontrolluar gjithashtu aeroplanë në Poloni, Spanjë dhe Bullgari.

Nuk dihet nëse këto incidente kanë ndërlidhje mes tyre. Megjithëse zyrtarisht nuk ka ndonjë lidhje, autoritetet e vendeve të ndryshme do të bashkëpunojnë për të vlerësuar nëse bëhet fjalë për një sulm të koordinuar, me synim pengimin e hapësirës ajrore.

Qeveria britanike i ka cilësuar incidentet e sotme si “kërcënime të rreme dashakeqe”.

Në një deklaratë, ajo tha se Britania ka një nga sistemet më të fuqishme të sigurisë së aviacionit në botë, me procedura të testuara mirë për trajtimin e çdo kërcënimi të mundshëm, përfshirë edhe kërcënimet e rreme dashakeqe, si ato të regjistruara sot.

Eksperti i sigurisë së aviacionit, Paul Mason, tha se kërcënimet me bomba ndaj aeroplanëve të pasagjerëve “nuk ndodhin aq shpesh”, duke i cilësuar incidentet e fundit si të pazakonta.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dyshohet se pronari inskenoi vjedhjen në poligonin e armëve në Gjakovë, arrestohet një person

Dyshohet se pronari inskenoi vjedhjen në poligonin e armëve në Gjakovë, arrestohet një person

Policia dyshon se pronari i një poligoni armësh në Gjakovë inskenoi vjedhjen dhe shiti armë ilegalisht

Policia dyshon se pronari i një poligoni armësh në Gjakovë inskenoi vjedhjen dhe shiti armë ilegalisht

Nora akuzon gjyqtarin për sulm seksual, thotë se e kishte puthur pa vullnetin e saj

Nora akuzon gjyqtarin për sulm seksual, thotë se e kishte puthur pa vullnetin e saj