“Imazhe Migruese” e Bora Baboçi prezantohet në Galerinë QAFA

“Imazhe Migruese” e Bora Baboçi prezantohet në Galerinë QAFA

“Imazhe Migruese” e Bora Baboçi prezantohet në Galerinë QAFA

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA, sonte nga ora 19:00, hapet ekspozita e parë personale e artistes Bora Baboçi, me titull “Imazhe Migruese”, e kuruar nga Erëmirë Krasniqi.

Sponsor 3M Express

“Imazhe Migruese” shqyrton mënyrën se si imazhet qarkullojnë mes materialeve, konteksteve dhe kushteve të ndryshme të dukshmërisë. Në një ekonomi të së dukshmes, imazhi, i sjellë në pah përmes lëvizjes, shpesh gjendet mes ekspozimit dhe fshehjes, mes mundësisë për t’u parë dhe largimit prej saj.

Në këtë ekspozitë, Baboçi i qaset këtyre trajektoreve migruese duke vështruar nga afër mënyrën se si imazhet mbyllen, mbahen pezull dhe aktivizohen teksa kalojnë nga një material në tjetrin.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026. /KlanKosova.tv

Lexo edhe

Burnham: Të hapur për anëtarësimin e Gjermanisë në programin GCAP

Burnham: Të hapur për anëtarësimin e Gjermanisë në programin GCAP

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Shqipëri: Përplasje fizike, lotsjellës dhe bllokim rrugësh

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Shqipëri: Përplasje fizike, lotsjellës dhe bllokim rrugësh

Numri i bllokadave në shkollat franceze po zvogëlohet gradualisht

Numri i bllokadave në shkollat franceze po zvogëlohet gradualisht

“Imazhe Migruese” e Bora Baboçi prezantohet në Galerinë QAFA | Momenti