Skuadra gjilanase e ka mposhtur Drenicën me rezultat 3:0, të martën mbrëma, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së nëntë.
Armend Thaqi e ka kaluar Gjilanin në epërsi në minutën e njëzet e dytë, duke shënuar nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Mevlan Zeka e ka dyfishuar epërsinë në minutën e gjashtëdhjetë e pestë, ndërsa sulmuesi e ka realizuar edhe golin e tretë në minutën e tetëdhjetë e gjashtë, duke vulosur fitoren e vendasve.
Drenica ka pasur mundësinë të rikthehet në lojë në minutën e pesëdhjetë, por Aurel Limani nuk e ka shfrytëzuar penalltinë.
Me këtë fitore, Gjilani ka shkuar në katërmbëdhjetë pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabelë, me katër fitore, dy barazime dhe tri humbje.
Në anën tjetër, Drenica mbetet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë, pas dy fitoreve, katër barazimeve dhe tri humbjeve.
Tabela kryesohet nga Malisheva me nëntëmbëdhjetë pikë.
Burimi: RTKLive




