Protestat e studentëve u përhapën këtë të premte në qytetet kryesore të Italisë, duke mbledhur të paktën 400 mijë njerëz në mbarë vendin. Tubimet, të pagëzuara si “Dita pa Melonin”, u shoqëruan me përplasje me policinë dhe me parulla kundër luftës dhe armatimeve.

Në Romë, protestuesit u përleshën me policinë përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa brohoritën parulla si “Para për shkollën, jo për luftën” dhe “Më pak armë e më shumë të drejta”. Përplasje me forcat e policisë pati edhe në Torino.
Gjatë tubimeve ra në sy prania e flamujve palestinezë, ndërsa protestuesit hodhën parulla kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Shumë prej të rinjve mbanin veshje me mbishkrimin “Antifa”, një lëvizje e majtë radikale antifashiste.
Me këto protesta, Italia bëhet vendi i radhës evropian që përfshihet nga një valë masive protestash të nxënësve, një lëvizje që nisi javët e fundit në Francë për arsye të ngjashme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post “Dita pa Melonin”, 400 mijë protestues në Itali, përplasje me policinë në Romë dhe Torino appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




