Gjenerali i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama, në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si abuzim dhe duke thënë se mungesa e administrimit shtetëror të kësaj çështjeje nga Kosova ka ndikuar në mënyrën se si ka ecur procesi.

Lama tha se ka qenë pjesëmarrës në luftën çlirimtare të Kosovës dhe se, bazuar në përvojën e tij, nuk pajtohet me mënyrën se si po trajtohen ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Në çdo moment që një proces lihet të shkojë vetë, ai proces është i humbur, ka degraduar, ka shkuar atje ku duhet të shkojë për interesat e veta dhe dëgjoni, në një proces gjyqësor siç ishte ky i yni, janë katër persona: një gjykatës, një prokuror, një avokat dhe një i akuzuar, që i thonë abuzivisht i pandehur, domethënë e paragjykojnë para se të dënohet, e quajnë të pandehur. E di ç’domethënë i pandehur? Pa asnjë lloj nderi, pa asnjë lloj personaliteti, pa asnjë lloj vlere. Dhe kështu me llafe thotë, ‘prezumohet i pafajshëm’. Janë ca budalliqe që logjika nuk i pranon, ani se termat juridikë thonë, janë terma juridikë. S’ka terma juridikë aty, aty ka abuzim, abuzim për të fituar autoritet dhe prioritet prokurori dhe gjykatësi. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në procesin tonë. Kjo është fatkeqësi e madhe për kohën dhe ne kemi rënë në këtë kurth”, tha Lama, teksa shtoi se dëshiron që Gjykatës në Hagë t’i vihet një kryq i madh.
Në fund, gjenerali shqiptar i cilësoi ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë si “pengje”, duke pretenduar se ata janë marrë peng nga “armiqtë me duart e miqve tanë”.




