Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se “po mbron vetëm interesat e Ukrainës”, pas kritikave të ashpra të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e cilësoi “turp” valën e re të sulmeve të Kievit ndaj rafinerive ruse të naftës.

Trump, i cili së fundmi arriti një marrëveshje të diskutueshme me Moskën për importin e naftës (dizel), deklaroi gjithashtu se me Zelenskyn “është më e vështirë të merresh vesh sesa me Putinin”.
Ndërkaq, Zelensky, i cili ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes për naftën, tha se nuk mund ta pranojë atë, pasi, sipas tij, kjo mund të pasohet edhe nga një marrëveshje për gazin.
“Nëse nuk e kundërshtoj këtë… kush tjetër do ta bëjë?” – tha Zelensky në një samit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Tensionet mes Washingtonit dhe Kievit janë përshkallëzuar për shkak të marrëveshjes për naftën, si dhe kufizimeve të vendosura ndaj rrjetit satelitor që Ukraina përdor në fushën e betejës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Zelensky i përgjigjet Trumpit pas kritikave për sulmet ndaj rafinerive ruse: Po mbroj interesat e Ukrainës appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




