156 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 97 policë dhe katër të mitur

156 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 97 policë dhe katër të mitur

156 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 97 policë dhe katër të mitur

156 qytetarë janë lënduar gjatë katër ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, mes të cilëve janë 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 12 kalimtarë.

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Demo, ka bërë të ditur se mes të lënduarve janë edhe katër të mitur.

Sponsor 3M Express

Demo u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe ka dënuar përdorimin e të miturve në akte dhune, duke bërë thirrje që prindërit të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në përplasjet politike.

Sipas tij numri i studentëve mes personave të arrestuar dhe proceduar për akte të dhunshme është shumë i vogël.

Demo akuzoi organizatorët për përdorim të dhunës në funksion të luftës politike dhe deklaroi se kjo situatë nuk duhet të cenojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian./A2

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e rendit të ditës

Protesta e dhunshme në Tiranë, 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të mitur

Protesta e dhunshme në Tiranë, 11 të lënduar, mes tyre dhe tre të mitur

“Ajo gjykatë të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme”, Lama për Specialen (VIDEO)

“Ajo gjykatë të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme”, Lama për Specialen (VIDEO)