Tre persona janë identifikuar duke kryer prerje ilegale të drunjve në tri ngastra të ndryshme pyjore në pronësi publike, në fshatin Lebanë të Prishtinës, gjatë monitorimit të rregullt të terreneve pyjore nga zyrtarët e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar një zyrtar i lartë për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Pyjeve, sipas të cilit, rastet janë evidentuar nga zyrtarët e Sektorit për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Pyjeve në Prishtinë.
Lidhur me rastet e identifikuara, ndaj dy personave janë ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore përmes hartimit të fletëparaqitjeve për dëmin e shkaktuar në fondin pyjor publik.
Ndërkaq, ndaj personit të tretë është ndërmarrë masa e konfiskimit të masës drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Tre persona kapen në flagrancë duke prerë ilegalisht pyje në Lebanë të Prishtinës, konfiskohen drunjtë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




