Spiropali i shkruan letër Edi Ramës: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve

Spiropali i shkruan letër Edi Ramës: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve

Spiropali i shkruan letër Edi Ramës: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas protestave të dhunshme të zhvilluara gjatë katër ditëve të fundit, duke i kërkuar zgjidhje politike për situatën e krijuar.

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë i ka bërë thirrje Ramës të përballet drejtpërdrejt me qytetarët dhe të marrë përgjegjësi, duke theksuar se besimi nuk mund të rikthehet vetëm përmes deklaratave.

Sponsor 3M Express

“Jep zgjidhje politike. Pa tabu, pa kufij dhe pa frikë. Dil përballë qytetarëve. Mos u fshih pas shumicës, institucioneve, apo numrit të mandateve. Prano se besimi nuk rikthehet me fjalë, por me përgjegjësi dhe veprime”, ka shkruar Spiropali.

Ajo i ka kërkuar kryeministrit ta përfytyrojë veten në mesin e protestuesve, duke dëgjuar shqetësimet e qytetarëve që, sipas saj, kanë dalë në rrugë sepse ndihen të padëgjuar dhe të papërfaqësuar.

“Përfytyroje veten jo si kryeministër që e sheh protestën nga larg, përmes ekraneve, por si i ri që qëndron mes turmës, dëgjon britmat, ndjen frikën, dhe konsidero kryesoren, se ky zemërim nuk lindi sot. Gjithçka nisi me kangjellat që u vendosën për të ndarë njerëzit nga hapësira e tyre, qytetarin nga qyteti, protestën nga institucioni”, ka shkruar Spiropali.

Sipas saj, kur qytetarët nuk gjejnë më mundësi për t’u dëgjuar nga institucionet, ata dalin në rrugë, ndërsa mungesa e reagimit ndaj protestave mund ta thellojë edhe më shumë zemërimin.

“Kur rruga nuk dëgjohet, zemërimi bëhet më i fortë. Kur pushteti e sheh çdo kritikë si komplot, çdo protestë si kërcënim, çdo kundërshtar si armik, atëherë shoqëria fillon të flasë me gjuhën e dhunës. Dhuna nuk mund të jetë rruga e ndryshimit politik. As dhuna sistemike e vendimeve të gabuara”, ka shkruar Spiropali.

Ajo ka theksuar se dhuna nuk mund të jetë rruga drejt ndryshimit politik, por as shuarja e zjarrit nuk përbën përgjigje të mjaftueshme ndaj krizës.

“Ajo që po ndodh nuk është vetëm një përplasje në rrugë. Është një tronditje e besimit, tretje e legjitimitetit, dhe një paralajmërim se mënyra e qeverisjes duhet të ndryshojë. Mos e shih këtë protestë vetëm si një kërcënim për pushtetin. Shihe si një mundësi për të kuptuar se çfarë po ndodh me vendin dhe me njerëzit që qeveris. Nëse do të mbrosh atë që është ndërtuar, duhet të jesh i pari që hap rrugën për ndryshim”, ka shkruar Spiropali.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spiropali i shkruan letër Edi Ramës: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gruaja përfundon në trajtim mjekësor pas incidentit me bashkëshortin në Prishtinë – ai lirohet në procedurë të rregullt

Gruaja përfundon në trajtim mjekësor pas incidentit me bashkëshortin në Prishtinë – ai lirohet në procedurë të rregullt

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë

Kosovarët s’kanë mundësi të hanë mish çdo të dytën ditë – disa s’kanë as rrymë!

Kosovarët s’kanë mundësi të hanë mish çdo të dytën ditë – disa s’kanë as rrymë!