Biseda në Whatsapp, mësuesi ngacmonte nxënësën, gjimnazi në Cyrih rastin e konsideroi të parëndësishëm

Një mësues në një gjimnaz në kantonin e Cyrihut ka mbajtur për muaj të tërë një kontakt të ngushtë me një nxënëse të mitur, duke i dërguar më shumë se 3 mijë mesazhe në WhatsApp dhe gjithashtu e ka telefonuar vonë në mbrëmje, duke u takuar me të jashtë orarit të shkollës.

Sponsor 3M Express

Prindërit e vajzës, të cilës mediat i kanë ndryshuar emrin për ta mbrojtur identitetin, e raportuan rastin menjëherë te drejtoria e shkollës dhe bënë edhe kallëzim penal.

Sipas raportimeve, shkolla fillimisht nuk ndërmori masa.

Vetëm disa javë më vonë, pas ndërhyrjes së avokatit të familjes, mësuesi u pezullua përkohësisht dhe iu ndalua hyrja në ambientet e shkollës.

Ndërkohë, ai tashmë është lejuar të rikthehet në ambientet e shkollës, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

Prindërit e nxënëses kritikojnë ashpër reagimin e institucionit, duke e konsideruar atë shumë të vonuar. Hetuesit kanë shqyrtuar 188 faqe me biseda në WhatsApp.

Sipas raportimit, në komunikimet e siguruara nuk janë gjetur përmbajtje seksuale eksplicite. Megjithatë, autoritetet po shqyrtojnë nëse është kryer ndonjë vepër penale dhe për mësuesin vlen prezumimi i pafajësisë.

Rasti ka hapur edhe një debat mbi kufijtë e marrëdhënieve mes mësuesve dhe nxënësve të mitur dhe se kur një kontakt i tillë kalon kufirin profesional./Telegrafi/

Lexo edhe

Dua Lipa shfaqet më e dashuruar se kurrë me Callum Turner

Dua Lipa shfaqet më e dashuruar se kurrë me Callum Turner

Haaland flet për situatën te City

Haaland flet për situatën te City

Ligji për Specialen, Limaj: Jemi futur në betejë juridike, s’ka kush e ndal me ecë përpara (VIDEO)

Ligji për Specialen, Limaj: Jemi futur në betejë juridike, s’ka kush e ndal me ecë përpara (VIDEO)

Biseda në Whatsapp, mësuesi ngacmonte nxënësën, gjimnazi në Cyrih rastin e konsideroi të parëndësishëm | Momenti