Analistët mirëpresin tejkalimin e krizës dhe zgjedhjen e presidentes|Video

Analistët mirëpresin tejkalimin e krizës dhe zgjedhjen e presidentes|Video

Analistët mirëpresin tejkalimin e krizës dhe zgjedhjen e presidentes|Video

Analistët e ftuar në ‘RTK Prime’ e kanë cilësuar zgjedhjen e presidentes si një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën.

Publicisti Reshat Sahitaj tha se përfundimi i krizës institucionale është i mirëpritur nga qytetarët, ndërsa zgjedhjen e presidentes e konsideroi një lajm të mirë.

Sponsor 3M Express

“Është akt sublim zgjedhja e presidentes. Është sukses i madh i akterëve për zgjedhjen e presidentes, e cila është kryetare e Akademisë së Shkencave. Shpresoj që ajo do të kontribuojë shumë në të ardhmen për Kosovën”, tha Sahitaj.

Edhe analisti Ibrahim Shala vlerësoi se zhvillimet e fundit janë pozitive dhe se tashmë duhet të vlerësohen të gjithë ata që kanë kontribuar në tejkalimin e krizës.

“Fatmirësisht, duhet përgëzuar ata që kanë kontribuar për daljen nga kriza. Zgjedhja e presidentit është shumë e mirë dhe e drejtë”, tha Shala.

Shala u ndal edhe te miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se me këtë hap është krijuar një realitet i ri institucional, i cili hap perspektiva të reja, por sjell edhe sfida me të cilat vendi duhet të përballet.

Ndërkaq, avokati Armend Shkodra, i ftuar në emision i mirëpriti zhvillimet e fundit sa i përket kompletimit të institucioneve të vendit. Ai theksoi se, pavarësisht këtij zhvillimi, Kosova përballet me sfida të rëndësishme pas aktakuzës së ngritur më 16 shtator ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Është fatkeqësi që ndodhemi në një situatë tejet delikate për shtetësinë e Kosovës, për raportet ndërkombëtare, për shkak të pasojave që mund të ndodhin nga aktgjykimi i shpallur në Speciale”, tha ai.

Megjithatë, ai theksoi se është e rëndësishme që tashmë vendi i ka të kompletuara institucionet, duke vlerësuar se funksionalizimi i tyre është i domosdoshëm për përballimin e sfidave të ardhshme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Gjithçka që duhet të dini rreth marrjes së magnezit për gjumë

Gjithçka që duhet të dini rreth marrjes së magnezit për gjumë

Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk na e dha qeveria, toka u ble nga privatët

Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk na e dha qeveria, toka u ble nga privatët

Nga kivitë te salmoni, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë

Nga kivitë te salmoni, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë

Analistët mirëpresin tejkalimin e krizës dhe zgjedhjen e presidentes|Video | Momenti