Aleanca do të jetë “gardiane” e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, thotë Haxhiu

Aleanca do të jetë “gardiane” e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, thotë Haxhiu

Aleanca do të jetë “gardiane” e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, thotë Haxhiu

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se subjekti i saj politik do të ndjekë nga afër zbatimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat tashmë janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën plenare të martën, pak para mesnatës, votuan në lexim të dytë Projektligjin për plotësim dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, Haxhiu tha se Aleanca që nga fillimi ka pasur një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje dhe se deputetët e saj do të jenë në Kuvend për të mbikëqyrur procesin.

“Pozicioni ynë që nga fillimi, Aleanca ka pasur një agjendë të vetën që ka qenë shumë transparente edhe me qytetarët e vendit. Prandaj do të jemi në Kuvend jo vetëm zëri i qytetarëve, por vërtetë do të jemi 24 orë për të mbrojtur çdo proces”, ka thënë Haxhiu.

Ajo theksoi se Aleanca do të kërkojë që ndryshimet e miratuara të zbatohen dhe paralajmëroi se do të ndjekë edhe hapat e mëtejmë institucionalë.

“Dhe mbi të gjitha për ta pasur zbatimin e këtij ligji dhe për ta pasur strategjinë, të cilën kryeministri Kurti e tha në seancën para se ta kalonte ligjin në leximin e dytë. T’i shohim hapat tutje, po them që ne jemi aty për të parë çdo proces”, u shpreh ajo.

Haxhiu tha se deputetët e Aleancës do të jenë të pranishëm në këtë proces jo vetëm si përfaqësues politikë, por edhe në funksion të mbikëqyrjes së zbatimit të ndryshimeve.

“Do të jemi jo vetëm gardianë, por mbi të gjitha kjo është detyra jonë. Dhe për këtë Aleanca ka treguar dhe do të tregojë seriozitetin e vet”, deklaroi Haxhiu.

 

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik

Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik

Celine Dion rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Francë

Celine Dion rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Francë

Ekstradohet një person nga Gjermania për në Kosovë

Ekstradohet një person nga Gjermania për në Kosovë

Aleanca do të jetë “gardiane” e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, thotë Haxhiu | Momenti