A e informoi Macron Vuçiqin për dënimin e Thaçit? – Hajrizi zbulon përgjigjen e këshilltarëve të presidentit francez

Profesori Selam Hajrizi ka deklaruar se presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk ka qenë në dijeni për aktgjykimin përfundimtar ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo pasi, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, para disa ditësh ka ngritur pikëpyetje lidhur me një deklaratë të tanimë ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin e tij me presidentin francez, Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, Vuçiq kishte deklaruar në një video se gjatë takimit i ishte thënë nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”.

Avokati kishte pyetur se si mund të ishte në dijeni presidenti francez Macron për rezultatin e aktgjykimit disa ditë përpara shpalljes së tij.

Ndërkohë, sipas profesorit Hajrizi, këshilltarët e presidentit francez kanë mohuar se Macron ka qenë në dijeni për aktgjykimin final.

“Elysee nuk i ka komentuar deklaratat e Vuçiq dhe as të avokatit Mishetiq. Dhe sipas këshilltarëve të presidentit Macron, presidenti nuk ka qenë në dijeni për aktgjykimin final ndaj katërsh sonë. Këto janë gënjeshtra të Aleksandër Vuçiqit, ndoshta e ka marrë informatën nga dikush tjetër, por jo nga Elyyse dhe nga presidenti Macron. Kjo është përgjigja e këshilltarëve francez, ka deklaruar Hajrizi në FIVE të TV Dukagjinit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Rudolph: Ngërçi institucional ka përfunduar, Gjermania partnere e Kosovës

Rudolph: Ngërçi institucional ka përfunduar, Gjermania partnere e Kosovës

Dyshohet se një person qarkulloi me armë në oborrin e një shkolle në Ferizaj, policia jep detaje

Dyshohet se një person qarkulloi me armë në oborrin e një shkolle në Ferizaj, policia jep detaje

Përlotet babai i njërit prej minatorëve që kishte mbetur i ngujuar mbrëmë (VIDEO)

Përlotet babai i njërit prej minatorëve që kishte mbetur i ngujuar mbrëmë (VIDEO)

A e informoi Macron Vuçiqin për dënimin e Thaçit? – Hajrizi zbulon përgjigjen e këshilltarëve të presidentit francez | Momenti