By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti në takim me kryeministrin kroat: Aktgjykimi i pasaktë e i rëndë, si dy vende që luftuan me regjimin e Millosheviqit dihet se kush ka kryer krime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti në takim me kryeministrin kroat: Aktgjykimi i pasaktë e i rëndë, si dy vende që luftuan me regjimin e Millosheviqit dihet se kush ka kryer krime
Lajme

Kurti në takim me kryeministrin kroat: Aktgjykimi i pasaktë e i rëndë, si dy vende që luftuan me regjimin e Millosheviqit dihet se kush ka kryer krime

Momenti
Published: September 22, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se ditën e ka nisur me takimin me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ku ka theksuar se “aktgjykimi i Dhomave të Specializuara, përveçse i pasaktë, është i padrejtë dhe i rëndë”.

Në një postim në profilin e tij në FB, Kurti tha se me Kroacinë, krahas sigurisë dhe mbrojtjes, fusha në të cilat veçse kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, “synojmë thellimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare”.

“Si dy vende që kanë luftuar për çlirim e pavarësi nga i njëjti regjim, si ai i Millosheviqit, dihet mirëfilli se kush ka kryer krime në katër luftërat në ish-Jugosllavi. Lufta e drejtë e popullit të Kosovës ka qenë e pastër dhe çlirimtare karshi regjimit gjenocidal të Serbisë. Prandaj, theksova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara, përveçse i pasaktë, është i padrejtë dhe i rëndë”, vijon Kurti.

Kurti thekson se “krahas mohimit e fshehjes krimeve të kryera në Kosovë, Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura dhe klasifikuara arkivat e saj, hapja e të cilave është thelbësore për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për të vërtetën dhe për drejtësinë. Në anën tjetër, fqinji verior, në mënyrë sistematike, vazhdon spastrimin etnik administrativ ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës nëpërmjet pasivizimit të adresave dhe përjashtimit nga institucionet”, shprehet Kurti.

“Me Kroacinë kemi rritur bashkëpunimin ushtarak edhe në fushën e mbrojtjes, për çka shpreha vlerësimin tim në takim. Duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut, falënderova Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë në rajon”, ka përfunduar Kurti.

Video:

The post Kurti në takim me kryeministrin kroat: Aktgjykimi i pasaktë e i rëndë, si dy vende që luftuan me regjimin e Millosheviqit dihet se kush ka kryer krime appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çitaku – Kurtit: Mos flisni për “asimetri dënimesh” – apo e kuptoni thelbin e verdiktit për ish-krerët e UÇK-së
Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon për të shtatën natë në Prishtinë
Raportohet se Vlora Hyseni fillimisht u ndalua nga Policia e Kosovës pastaj iu dorëzua Policisë së Shqipërisë
Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën
Haxhiu i fton në takim familjet e krerëve të UÇK të dënuar në Hagë për ta diskutuar “rrugën dhe strategjinë” që duhet ndjekur

LEXO GJITHASHTU

Fetoshi: Kamionët në Nju Jork, pjesë e fushatës serbo-ruse për “kriminalizimin” e Kosovës
Fetoshi: Kamionët në Nju Jork, pjesë e fushatës serbo-ruse për “kriminalizimin” e Kosovës
TOP Momenti
“Dera vazhdon të jetë e hapur”, djali i Jakup Krasniqit: Institucionet i presim tash e gjashtë vjet
“Dera vazhdon të jetë e hapur”, djali i Jakup Krasniqit: Institucionet i presim tash e gjashtë vjet
TOP Momenti
Nuk ka masa të reja nga Qeveria pas shtrenjtimit të naftës
Nuk ka masa të reja nga Qeveria pas shtrenjtimit të naftës
TOP Momenti
Sputnik manipulon me pamjet nga Kosova për të promovuar propagandën e Beogradit në Nju Jork
Sputnik manipulon me pamjet nga Kosova për të promovuar propagandën e Beogradit në Nju Jork
TOP Momenti
Zhdukja misterioze e Bleona Matës, avokati i familjes sqaron të vërtetën
Zhdukja misterioze e Bleona Matës, avokati i familjes sqaron të vërtetën
TOP Momenti

You Might Also Like

“Swan Song” nga Charles Spencer – kujtime për Dianën, por edhe një libër i mbushur me hesapet personale të vëllait të saj

September 22, 2026
Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë
Lajme

Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë

September 22, 2026
Frangu zviceran mund të zëvendësojë jenin në një nga strategjitë më të përdorura të investitorëve
Lajme

Frangu zviceran mund të zëvendësojë jenin në një nga strategjitë më të përdorura të investitorëve

September 22, 2026
Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht
Lajme

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?