By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sputnik manipulon me pamjet nga Kosova për të promovuar propagandën e Beogradit në Nju Jork
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sputnik manipulon me pamjet nga Kosova për të promovuar propagandën e Beogradit në Nju Jork
TOP Momenti

Sputnik manipulon me pamjet nga Kosova për të promovuar propagandën e Beogradit në Nju Jork

Momenti
Published: September 22, 2026

Pamje nga ngjarje të ndodhura para më shumë se dy dekadash, incidente të viteve të fundit dhe zhvillime të sotme janë bashkuar në një montazh të vetëm për ta paraqitur Kosovën si një vend ku serbët jetojnë vazhdimisht nën kërcënim.

Kjo është narrativa që po promovohet në rrugët e Nju Jorkut nga një fushatë e diasporës serbe, ndërsa Sputnik dhe media të tjera serbe po e amplifikojnë atë pikërisht gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kamionë me ekrane të mëdha po shfaqin në Times Square pamje nga trazirat e marsit 2004, incidente të vitit 2023, protesta të vitit 2026 dhe raste të ndalimit të serbëve.

Të gjitha vendosen pranë njëra-tjetrës dhe prezantohen nën narrativën e “jetës së vështirë të serbëve në Kosovë”.

Manipulimi qëndron pikërisht te konteksti.

Ngjarje të ndodhura në vite, rrethana dhe realitete të ndryshme politike paketohen si një histori e vetme, duke krijuar përshtypjen se pamjet përfaqësojnë një realitet të pandryshuar dhe të vazhdueshëm në Kosovë.

Nuk ofrohet një pasqyrë e plotë e situatës aktuale dhe as të dhëna që do të demonstronin se episodet e përzgjedhura janë përfaqësuese për jetën e përgjithshme të komunitetit serb. Në vend të kësaj, incidente të veçuara përdoren për të ndërtuar një mesazh emocional të destinuar për audiencën ndërkombëtare.

Sputnik dhe media të tjera e amplifikojnë këtë kornizim duke i paraqitur materialet si pamje të “jetës së serbëve”, pa e theksuar sa duhet se bëhet fjalë për përmbajtje të përzgjedhur nga organizatorët e fushatës.

Edhe pretendimi se aksioni është vetëm “humanitar” dhe “patriotik” përplaset me objektivin e deklaruar të organizatorëve.

Ata kanë thënë se synojnë pikërisht zyrtarët dhe përfaqësuesit shtetërorë që ndodhen në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Pra, Times Square nuk është zgjedhur rastësisht për të zhvilluar propagandën.

Përmes pamjeve të përzgjedhura, heqjes së kontekstit dhe përsëritjes së të njëjtit mesazh në media, fushata synon të ndikojë mënyrën se si audienca ndërkombëtare e percepton Kosovën.

You Might Also Like

“Shtatë ditë janë vetëm fillimi”, Çlirim Haziri paralajmëron vazhdimin e protestës për UÇK-në
Kurti, Kallasit: Gjykimi nuk ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në shkallën e Apelit
Shuhet zjarri që shpërtheu në depon për ngjyra dhe llaçe në Shkup
Konjufca në New York, ministrit holandez ia ngre çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

LEXO GJITHASHTU

Gjini: Nuk ekziston asnjë arsye patriotike me e shkel Kushtetutën
Gjini: Nuk ekziston asnjë arsye patriotike me e shkel Kushtetutën
Lajme
Gjini: Jonormale me negociu tërheqjen e lëndëve nga Gjykata me votimin e ligjit për Specialen, shpresoj që më kuptojnë drejt në PDK
Gjini: Jonormale me negociu tërheqjen e lëndëve nga Gjykata me votimin e ligjit për Specialen, shpresoj që më kuptojnë drejt në PDK
Lajme
Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare – Gjykata Speciale monoetnike dhe e padrejtë
Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare – Gjykata Speciale monoetnike dhe e padrejtë
Lajme
Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit
Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit
Lajme
Gjini: Kurrfarë respekti s’kam për Donika Gërvallën – a ju vjen inati udhëheqësit e luftës së Serbisë me u dënu më pak se ata të Kosovës
Gjini: Kurrfarë respekti s’kam për Donika Gërvallën – a ju vjen inati udhëheqësit e luftës së Serbisë me u dënu më pak se ata të Kosovës
Lajme

You Might Also Like

Nata e shtatë e protestës, mijëra qytetarë sërish në shesh kundër vendimit të Speciales
TOP Momenti

Nata e shtatë e protestës, mijëra qytetarë sërish në shesh kundër vendimit të Speciales

September 22, 2026
Fetoshi: Kamionët në Nju Jork, pjesë e fushatës serbo-ruse për “kriminalizimin” e Kosovës
TOP Momenti

Fetoshi: Kamionët në Nju Jork, pjesë e fushatës serbo-ruse për “kriminalizimin” e Kosovës

September 22, 2026
“Dera vazhdon të jetë e hapur”, djali i Jakup Krasniqit: Institucionet i presim tash e gjashtë vjet
TOP Momenti

“Dera vazhdon të jetë e hapur”, djali i Jakup Krasniqit: Institucionet i presim tash e gjashtë vjet

September 22, 2026
Nuk ka masa të reja nga Qeveria pas shtrenjtimit të naftës
TOP Momenti

Nuk ka masa të reja nga Qeveria pas shtrenjtimit të naftës

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?