U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Vlora Konushevci, këshilltare për media e Haxhiut.
Ajo ka thënë se pas verdiktit të Gjykatës Speciale kjo çështje ka prekur thellë gjithë qytetarët e Kosovës dhe Haxhiu ka vlerësuar që fillimisht të takojë familjarët e ish-krerëve të UÇK-së.
“Po, mund ta konfirmojmë se u.d. Presidentja Albulena Haxhiu i ka ftuar në takim familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, që ka prekur thellë të gjithë qytetarët e Kosovës, u.d. Presidentja ka vlerësuar si të rëndësishme fillimisht takimin me familjet e ish-krerëve të UÇK-së ku do të mund të diskutojnë rrugën e strategjinë përpara që duhet ta ndjekim si shtet e si shoqëri. Për ditën dhe orën e takimit do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express
The post Haxhiu i fton në takim familjet e krerëve të UÇK të dënuar në Hagë për ta diskutuar “rrugën dhe strategjinë” që duhet ndjekur appeared first on Gazeta Express.

