Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që mos të flas për “asimetri dënimesh”, sepse Çitaku thotë se kjo i bie që ”dënojini, por jo bash kaq shumë”>
Ajo ka thënë se Kurti dueht ta kuptojë thelbin e dënimit.
“Amani ju koftë, mos flisni për “asimetri dënimesh”, siç paska folur Kryetari i LVV-së. Sepse kjo i bie me thënë: dënojini, por jo bash kaq shumë, sepse këta katër burra nuk kanë bërë masakra e dhunë sistematike. A po e kuptoni thelbin e këtij dënimi?”.
“Këtu nuk bëhet fjalë nëse i morën 25 vjet, më pak apo më shumë. Thelbi është shumë më i rëndë: UÇK-ja është gjykuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Është kriminalizuar vetë ideja e luftës çlirimtare. Pra, problemi nuk është masa e dënimit. Problemi është çfarë po dënohet. Lufta çlirimtare është kriminalizuar”, ka thënë ajo. /Gazeta Express
The post Çitaku – Kurtit: Mos flisni për “asimetri dënimesh” – apo e kuptoni thelbin e verdiktit për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Gazeta Express.

