Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend për takimin e me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Ne kemi mjaftueshëm mbështetje sa i përket Kuvendit dhe qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e Presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Kurse kushtetutshmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, tha ai.
The post Kurti mbërrin në Kuvend: Kemi mjaftueshëm vota për Kuvend e Qeveri, por për Presidentin ka përgjegjësi edhe opozita appeared first on Gazeta Express.

