Pas rreth tri orësh ka përfunduar takimi Kurti-Abdixhiku, në të cilin pjesëmarrës tjerë pati nga dy partitë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se me LDK-në nuk kanë marrëveshje politike.
“Marrëveshje politike nuk kemi, diskutuam për qasje të ndryshme, mundësitë që i kemi përpara, kemi nevojë për marrëveshje politike që e respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë”, tha Kurti.
“Askush nuk i do zgjedhjet e reja, nëse nuk do kemi marrëveshje, hapa përpara, përkundër mosdëshirës, fatkeqësisht zgjedhjet e reja mund të shkaktohen, do të përpiqemi maksimalisht, të vazhdojmë takimet dhe komunikimin”, tha ai.
Derisa për pozitën e presidentit tha se nuk duhet të jetë pjesë e pushtetit politik.
Duke shtuar se nuk mundet të sjellë emër konkret.
The post Kurti pas takimit me LDK-në: Marrëveshje politike nuk kemi appeared first on Gazeta Express.

