By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti për presidentin: Duhet të jetë figurë konsensuale, nuk kemi diskutuar emra me LDK-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti për presidentin: Duhet të jetë figurë konsensuale, nuk kemi diskutuar emra me LDK-në
Lajme

Kurti për presidentin: Duhet të jetë figurë konsensuale, nuk kemi diskutuar emra me LDK-në

Momenti
Published: August 4, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin e ardhshëm të vendit, por për bashkëpunimin ndërmjet dy subjekteve politike, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nëse gjatë takimit është biseduar për votat e deputetëve të LDK-së lidhur me zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit, Kurti tha se fokusi ka qenë te raportet mes dy partive dhe jo te çështjet e brendshme të LDK-së.

Your browser does not support the video tag.

“Ne kemi diskutuar shumë më tepër për raportet tona si dy subjekte sesa për raportet e brendshme të subjekteve. Lëvizja Vetëvendosje konsideron që presidenti ose presidentja e Republikës, si shprehje e unitetit të popullit, si një figurë e cila duhet të ngrohë zemrat e të gjithë qytetarëve të Republikës në kuptimin e vlerave dhe meritave profesionale e shoqërore e kombëtare, pra një personalitet i cili do të kishte shumë karakter të mirëpritur nga popullsia, nuk do të paraqiste polin e katërt të pushtetit, sepse Republika Demokratike i ka tri shtylla: ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin. Do të duhej të ishte jashtë partive politike dhe njëkohësisht të mos ishte i përfshirë në polemikat ditore, le të themi”, tha Kurti.

Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje mbetet e interesuar për bashkëpunim me LDK-në, ndërsa sa i përket pozitës së presidentit, sipas tij, ajo duhet të jetë mbi politikën ditore.

“Pra, ne jemi të interesuar dhe të gatshëm që të bashkëpunojmë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse vendi ynë ka nevojë për progres të përshpejtuar. Mirëpo, sa i përket pozitës së presidentit, qëndrimi ynë është që nuk do të duhej të jetë pjesë e pushtetit politik, por e përfaqësimit të Republikës. Ta shohim se çfarë zgjidhje do të kemi”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se nuk dëshiron të propozojë emra konkretë pa pasur një konsensus paraprak, duke rikujtuar edhe përvojat nga zgjedhja e presidentit në të kaluarën.

“Unë nuk mund të sjell emër konkret sepse emri konkret do të duhej të ishte konsensual, pra të ishte gjithëpërfshirës, të mos ishte i Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini që herën e kaluar ne kemi sjellë emër konkret, që ka qenë Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku. Kur u tërhoqën këta të dy, kemi kërkuar emra konkretë dhe pasi që nuk na dhanë, e sollëm edhe një emër konkret, i cili ishte doktoresha Feride Rushiti, por nuk u pranua pikërisht pse e sollëm ne. Prandaj ju duhet të më mirëkuptoni që nëse unë sjell emër konkret, pikërisht pse e solla unë emrin konkret, unë bëhem më shumë emër konkret se emri konkret që solla unë.

Ne jemi të interesuar që ta kemi dikë gjithëpërfshirës, sepse nuk duam të sjellim emra që nuk zgjidhen, por dëshirojmë të kemi emra të cilët e kanë mirëkuptimin e përgjithshëm dhe atë mbështetjen e nevojshme”, tha Kurti.

Ai ritheksoi se në takimin me LDK-në nuk është diskutuar për kandidatë konkretë për president, por për rrugën e bashkëpunimit ndërmjet dy partive.

“Nuk kemi folur për emra të presidentes apo presidentit. Kemi folur për rrugën përpara në bashkëpunimin e Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në. Dhe meqenëse kemi pasur situata të pothuajse edhe rivalitetit në Kuvend shumë shpesh, nuk është kollaj tash që për këto, s’mund të them as pak ditë, po madje pak orë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, ne t’i tejkalojmë të gjitha gjërat. Megjithatë, po punojmë maksimalisht”, shtoi Kurti.

The post Kurti për presidentin: Duhet të jetë figurë konsensuale, nuk kemi diskutuar emra me LDK-në appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohet 36-vjeçari nga Kosova për dy sulme në Suedi
Përplasje e ashpër mes Hoxhës dhe Tahirit: “Abdixhiku t’ka thënë ia ke shtri qafën Kurtit, ti ia ke shtri dorën” – “ky o problemi yt këtu”
Pas disa ditësh rritjeje, bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër
Mbrojtja e Batonit është e pasinqertë, s’ka kurrfarë ndikimi… – Ty s’të kanë lanë as mrena, Debati Tahiri – Haxhiu për ‘grupet’ në LDK
Baton Haxhiu: Nëse ia japin LDK-së Presidentin dhe disa ministri, kemi të bëjmë me ekuilibër politik

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Gjini i përgjigjet Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka
Lajme

Gjini i përgjigjet Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka

August 4, 2026
Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar
Lajme

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar

August 4, 2026
Abdixhiku pas takimit mbi 3 orësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi
Lajme

Abdixhiku pas takimit mbi 3 orësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi

August 4, 2026
Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë
Lajme

Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë

August 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?