By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Abdixhiku pas takimit mbi 3 orësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Abdixhiku pas takimit mbi 3 orësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi
Lajme

Abdixhiku pas takimit mbi 3 orësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi

Momenti
Published: August 4, 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi mbi treorësh me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është zhvilluar në frymë konstruktive, por pa arritur një marrëveshje konkrete. Ai tha se LDK-ja do të vazhdojë diskutimet me synimin për të shmangur zgjedhjet e reja dhe për të siguruar stabilitet institucional, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se ky ishte takimi i dytë ndërmjet dy palëve pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe se LDK-ja mbetet e përkushtuar për të shmangur një proces të ri zgjedhor.

Your browser does not support the video tag.

“Ky është një takim i dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, me vullnet të mirë, me respektim të plotë edhe të rezultateve zgjedhore por edhe të gatishmërisë sonë si Lidhje Demokratike e Kosovës që me çdo çmim e me çdo kusht t’i shmangim zgjedhjet e reja, të katërtat me radhë për më pak se dy vite. Besoj se kështu e respektojmë jo vetëm interesin e LDK-së, por interesin e Republikës së Kosovës, e cila ka nevojë për stabilitet institucional dhe për punë, më tepër se sa për dramë politike”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se gjatë takimit janë diskutuar tema programore, politike dhe strategjike për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Ishte një takim i mirë, i mbarë, në të cilin u trajtuan çështje të ndryshme programore, politike, të ardhme dhe strategjike, besoj, për Republikën e Kosovës. Do të përpiqemi edhe në ditët në vazhdim të kemi diskutime më thelbësore, më të detajuara”, theksoi ai.

Kreu i LDK-së ritheksoi se partia nuk heq dorë nga parimet e saj për një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse dhe për ruajtjen e balancës demokratike në institucionet e vendit.

“LDK-ja natyrisht se qëndron brenda parimeve tashmë të bëra publike. E para që na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mënyrë që të ruhet stabiliteti institucional dhe e dyta që është shumë e rëndësishme, të ketë balancë demokratike brenda institucioneve të Republikës. Dhe këtë balancë demokratike LDK-ja duhet të ndjehet e përfaqësuar, në të kundërtën edhe kontributi i LDK-së po edhe konstelacioni politik i ndërtuar rreth saj s’do të ketë as forcë as fuqi të nevojshme”, tha ai.

Abdixhiku paralajmëroi se nëse nuk arrihet një zgjidhje politike, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

“Do të vazhdojmë takimet, po kaq vullnet të mirë. Në qoftë se s’bëjmë asgjë, e vetmja gjë e garantuar do të jenë zgjedhjet e reja. Dhe besoj që kjo s’është as lajm i mirë për popullin e Kosovës, as lajm i mirë as për partitë politike. Prandaj edhe marrim pjesë në takime, që të provojmë t’i japim më të mirën, të vetëdijshëm për interesin e vendit dhe të vetëdijshëm për politikat që i përfaqësojmë si ne si LDK”, u shpreh Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se deri më tani nuk është diskutuar për emra konkretë, pasi bisedimet janë ende në nivel parimor.

“Dhe në këtë përpjekje tonën do të insistojmë që të ruhet demokracia e Kosovës dhe që LDK-ja, në qoftë se mund të arrijë partneritet me palën tjetër, të ndjehet e përfaqësuar. Nuk kemi folur për emra konkretë, prandaj ende jemi në diskutimet e parimeve”, theksoi ai.

Në fund, Abdixhiku tha se nëse deri më 6 gusht nuk ka zhvillime, LDK-ja kërkon që të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se partia nuk synon postin e kryetarit të Kuvendit.

“Në qoftë se deri më datë 6 gusht nuk ndodh asgjë, kemi kërkuar të vazhdohet procesi tutje me konstituimin e Kuvendit, sepse s’ka nevojë që të pritet. LDK-ja nuk ka asnjë apetit për kryetarin e Kuvendit, sepse është figurë ceremoniale e cila duhet të përfaqësojë edhe, siç e thotë Kushtetuta, propozimin e partisë së parë. Dhe në këtë drejtim LDK-ja jep emrin e vet për nënkryetar të Kuvendit. Për çështje të tjera, më pas kemi afat kohor shtesë. Sa më herët më mirë që bëjmë zgjidhje, sepse Kosova ka shumë probleme, shumë sfida përpara, dhe në këtë drejtim duhet t’i japim zgjidhje konkrete”, shtoi Abdixhiku.

The post Abdixhiku pas takimit mbi 3 orësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohet 36-vjeçari nga Kosova për dy sulme në Suedi
Përplasje e ashpër mes Hoxhës dhe Tahirit: “Abdixhiku t’ka thënë ia ke shtri qafën Kurtit, ti ia ke shtri dorën” – “ky o problemi yt këtu”
Pas disa ditësh rritjeje, bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër
Mbrojtja e Batonit është e pasinqertë, s’ka kurrfarë ndikimi… – Ty s’të kanë lanë as mrena, Debati Tahiri – Haxhiu për ‘grupet’ në LDK
Baton Haxhiu: Nëse ia japin LDK-së Presidentin dhe disa ministri, kemi të bëjmë me ekuilibër politik

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Gjini i përgjigjet Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka
Lajme

Gjini i përgjigjet Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka

August 4, 2026
Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar
Lajme

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar

August 4, 2026
Kurti për presidentin: Duhet të jetë figurë konsensuale, nuk kemi diskutuar emra me LDK-në
Lajme

Kurti për presidentin: Duhet të jetë figurë konsensuale, nuk kemi diskutuar emra me LDK-në

August 4, 2026
Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë
Lajme

Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë

August 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?