Pas rreth tri orësh ka përfunduar takimi Kurti-Abdixhiku, ku takime pritet të ketë edhe në ditët në vijim.
Derisa marrëveshje politike me LDK-në akoma nuk ka, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se është i gatshëm të takohet edhe me Ardian Gjinin e Bedri Hamzën.
“… nuk arritëm të takohemi me z.Ardian Gjini, përkundër përpjekjeve tona, mendoj që është e paarsyshme të mos takohemi e të mos bisedojmë”.
Ai tha se me politikanët vendorë e ndërkombëtarë takohen shpesh, e tash të mos takohen “kryeministri unë, me kryetarin e një komune, kryetarin Gjini, “kjo është lajm në Kosovë”, tha Kurti.
“Për dallim nga kryetari i AAK-së që u vetëpërjashtua para se të fillojë procesi i bisedimeve, u vetëpërjashtua edhe kryetari i PDK-së në fillim të bisedimeve, zhvilluam vetëm një takim, besoj se duhet takuar prap..”, tha Kurti.
“Në një kohë të përshtatshme në cilëndo kohë që zgjedhin ata jam i gatshëm të takohem me kryetarin e AAK-së dhe PDK-së”, tha Kurti para mediave, transmeton Gazeta Express.
“Kemi aq shumë tema për t’i diskutuar nuk besoj që nuk ka diçka qe nuk pajtohemi, ka gjëra që pajtohemi”, shtoi Kurti.
The post Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë appeared first on Gazeta Express.

