By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryenegociatori Zulfaj zhvilloi takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryenegociatori Zulfaj zhvilloi takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman
TOP Momenti

Kryenegociatori Zulfaj zhvilloi takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman

Momenti
Published: September 24, 2026

Në Bundestagun Gjerman, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj zhvilloi takim me Anton Hofreiter, kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe deputetin e Aleancës 90/Të Gjelbrit, zëvendës kryetarin e Komisionit dhe deputetin e SPD-së, Johannes Schraps, dhe Peter Beyer, anëtarin e Komisionit dhe deputetin e CDU/CSU-së.

Sipas një njoftimi për media Zulfaj u shoqërua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Kryenegociatori Zulfaj i falënderoi deputetët për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për solidaritetin dhe përkrahjen gjermane në momentet vendimtare të historisë sonë – nga çlirimi dhe rindërtimi pas luftës, te rruga drejt pavarësisë, shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Në fokus të takimit ishte avancimi i Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Zulfaj theksoi se, pothuajse katër vjet pas dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në BE, Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa statusin e vendit kandidat. Ai kërkoi mbështetjen e Bundestagut që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës këtë vjeshtë”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur në njoftim kryenegociatori nënvizoi se Gjermania ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës dhe se zëri i saj ka peshë të veçantë në politikën e zgjerimit të BE-së.

“Në këtë drejtim, ai kërkoi angazhim proaktiv të parlamentarëve gjermanë, përfshirë përmes kontakteve me homologët e tyre në shtetet e tjera anëtare dhe familjet politike evropiane, për të ndihmuar në avancimin e aplikimit të Kosovës. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, zbatimin e reformave në kuadër të procesit të integrimit ne BE, si dhe përkushtimin e plotë të Kosovës ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe harmonizimin e plotë të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së. Kryenegociatori Zulfaj i falënderoi deputetët gjermanë për mundësinë e takimit dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

You Might Also Like

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës
MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit
Vendoset gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku në Banjskë
Vizitat në paraburgim tek Hashim Thaçi, Haga merr një vendim

LEXO GJITHASHTU

Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet
Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet
Lajme
Helez shkarkon dy pjesëtarë të ushtrisë së Bosnjës, lavdëruan Mlladiqin
Helez shkarkon dy pjesëtarë të ushtrisë së Bosnjës, lavdëruan Mlladiqin
Lajme
Kaos në Kuvendin e Malit të Zi, dështon seanca për shkarkimin e Mandiqit
Kaos në Kuvendin e Malit të Zi, dështon seanca për shkarkimin e Mandiqit
Lajme
Gjithçka gati për Kosovë–Irlandë, “Dardanët” zbresin sonte në fushë
Gjithçka gati për Kosovë–Irlandë, “Dardanët” zbresin sonte në fushë
Lajme
Gazetarja me të cilën u mor ish-shefja e SHISH-it: Vlora Hyseni duhet ta sqarojë kur të dalë se cilave takime iu referohet
Gazetarja me të cilën u mor ish-shefja e SHISH-it: Vlora Hyseni duhet ta sqarojë kur të dalë se cilave takime iu referohet
Lajme

You Might Also Like

Çitaku: Protestat në mbrojtje të UÇK-së do të vazhdojnë çdo ditë deri në liri
TOP Momenti

Çitaku: Protestat në mbrojtje të UÇK-së do të vazhdojnë çdo ditë deri në liri

September 24, 2026
LSDM: Rezultatet ekonomike të Mickoskit janë katastrofale
TOP Momenti

LSDM: Rezultatet ekonomike të Mickoskit janë katastrofale

September 24, 2026
Plagoset një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë
TOP Momenti

Plagoset një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë

September 24, 2026
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
TOP Momenti

Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?