By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ka nisur në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ka nisur në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Lajme

Ka nisur në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Momenti
Published: September 14, 2026

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar seanca ku do të paraqiten deklaratat përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Të pesë të akuzuarit përballen me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, ndërsa për Kuçin ka kërkuar nëntë muaj burgim.

Your browser does not support the video tag.

Këto kërkesa janë kundërshtuar nga ekipet e Mbrojtjes, të cilat kanë kërkuar që Gjykatësi i Vetëm t’i shpallë të gjithë të akuzuarit të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, gjatë deklaratave përfundimtare ka argumentuar se nuk ka ekzistuar ndonjë grup që ka tentuar të pengojë drejtësinë. Sipas saj, provat e paraqitura nga Prokuroria për të mbështetur akuzat janë të pabazuara.

Mbrojtja ka theksuar gjithashtu se veprimet për të cilat akuzohet Thaçi nuk kanë pasur ndikim në procesin gjyqësor, duke nënvizuar se ish-presidenti akuzohet për tentativë ndërhyrjeje dhe jo për kryerjen e veprës penale.

Të gjitha ekipet e Mbrojtjes kanë përfunduar parashtrimet e tyre. Seanca pritet të vazhdojë sot nga ora 10:30, sipas kohës lokale në Kosovë, me përgjigjet dhe komentet e palëve.

Pas përfundimit të deklaratave të palëve, Gjykatësi i Vetëm do të shqyrtojë argumentet dhe provat e paraqitura para se të merret vendimi për këtë çështje.

The post Ka nisur në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vendet e fundit në Bachelor po plotësohen me shpejtësi – Kolegji AAB hap konkursin për studimet Master!
Ministri izraelit kërcënon regjisorët e dokumentarit për Gazën me heqje të shtetësisë
Ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit amerikanë: Të mërkurën mund të ketë demonstrata të mëdha, bëni kujdes
Kurti: Urojmë që të mërkurën drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre
Kurti: Pranuam kandidaturat e PDK-së dhe LDK-së, pavarësisht vërejtjeve

LEXO GJITHASHTU

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit
PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit
TOP Momenti
Prezantohet rregulla e re për Bashkësitë e Energjisë nga burimet e ripërtëritshme, ekspertët shpjegojnë zbatimin dhe përfitimet
Prezantohet rregulla e re për Bashkësitë e Energjisë nga burimet e ripërtëritshme, ekspertët shpjegojnë zbatimin dhe përfitimet
TOP Momenti
Raportohet për një foshnje pa shenja jete në Prizren, rasti po hetohet
Raportohet për një foshnje pa shenja jete në Prizren, rasti po hetohet
TOP Momenti
Minçev: Deri në fund të vitit 2026 gati ligji i ri për pagat në sektorin publik
Minçev: Deri në fund të vitit 2026 gati ligji i ri për pagat në sektorin publik
TOP Momenti
Tre persona hyjnë me armë në shtëpinë e një gruaje në Viti, e sulmojnë dhe i kërkojnë para
Tre persona hyjnë me armë në shtëpinë e një gruaje në Viti, e sulmojnë dhe i kërkojnë para
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti flet për “sfidën me deputetët e LDK-së”: Tani ta zgjidhim çështjen e Presidentit, e pafalshme të shkojmë në zgjedhje
Lajme

Kurti flet për “sfidën me deputetët e LDK-së”: Tani ta zgjidhim çështjen e Presidentit, e pafalshme të shkojmë në zgjedhje

September 14, 2026
Kurti i quan dy palë zgjedhje të paarsyeshme: Rezultati nuk ndryshoi
Lajme

Kurti i quan dy palë zgjedhje të paarsyeshme: Rezultati nuk ndryshoi

September 14, 2026
Kosova me sy kah Haga, 48 orë nga vendimi për çlirimtarët
Lajme

Kosova me sy kah Haga, 48 orë nga vendimi për çlirimtarët

September 14, 2026
Dogana zbulon 37,800 euro shmangie, makineritë e vitit 2026 u deklaruan si të përdorura
Lajme

Dogana zbulon 37,800 euro shmangie, makineritë e vitit 2026 u deklaruan si të përdorura

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?