Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dje i kanë pranuar plotësisht kandidaturat e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, pavarësisht vërejtjeve që kishin.
Ai tha se një diskutim politik i hapur dhe i sinqertë mes palëve mund të çojë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Kurti vlerësoi se do të ishte papërgjegjësi ndaj interesit publik dhe pamaturi e madhe politike që të mos gjendet një kompromis, pasi, sipas tij, kompromisi politik është i mundur dhe sjell rezultate. Si dëshmi për këtë, ai përmendi edhe konstituimin e Kuvendit.
“Ju bëj thirrje liderëve politikë, kolegëve të mi, deputetëve – le ta zgjidhim çështjen e presidentit”, tha Kurti.
The post Kurti: Pranuam kandidaturat e PDK-së dhe LDK-së, pavarësisht vërejtjeve appeared first on Gazeta Express.

