Dogana e Kosovës ka parandaluar shmangien e 37,800 eurove detyrime doganore gjatë kontrollit të një importi në Zyrën e Brendshme Doganore në Prizren.
Gjatë verifikimit, importuesi kishte deklaruar makineritë si të përdorura, ndërsa kontrolli fizik dhe tabelat identifikuese treguan se ato ishin të vitit 2026.
Si rezultat i mospërputhjes në deklarim, Dogana ka evidentuar shmangie të detyrimeve doganore në vlerë prej 37,800 eurosh.
Rasti është trajtuar si deklarim i pasaktë, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave.
The post Dogana zbulon 37,800 euro shmangie, makineritë e vitit 2026 u deklaruan si të përdorura appeared first on Gazeta Express.

