Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje liderëve politikë dhe deputetëve për zgjidhjen e çështjes së Presidentit.
Në një mbledhje të qeverisë së re, të zgjedhur dje pasdite, Kurti kërkoi institucione të reja “në përputhje me vullnetin qytetar”
“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, por edhe si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, subjektit më të madh politik në vend e Kuvend, i bëj thirrje liderëve politikë, kolegëve të mi, deputetëve: le ta zgjidhim çështjen e Presidentit. T’i japim vendit tonë institucione në përputhje me vullnetin qytetar”, tha ai.
Kurti iu tha anëtarëve të qeverisë se “përpara kemi çështjen e Presidentit dhe një marrëveshje politike mes dy subjekteve: Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për kandidatin për President”.
Ai theksoi kundërshtimin e të paktën gjashtë deputetëve të LDK-së për këtë marrëveshje.
“Para nesh është sfida me qëndrimet e shprehura nga disa deputetë nga radhët e LDK-së, të cilët nuk po duan ta zbatojnë marrëveshjen e arritur me mund e përkushtim, pas një procesi negociatash jo të lehta, të autorizuara nga kryesitë përkatëse të dy partive tona”, tha ai.
Kurti tha ee “jemi kaq afër zgjidhjes së Presidentit saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje, për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë”.
The post Kurti flet për “sfidën me deputetët e LDK-së”: Tani ta zgjidhim çështjen e Presidentit, e pafalshme të shkojmë në zgjedhje appeared first on Gazeta Express.

