Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Qeveria gjermane bëri të ditur se Rusia qëndron prapa tentativës për sulm me dron të ngarkuar me eksploziv në Aeroportin Leipzig/Halle.
Përmes një postimi në platformën X, Hoxhaj e ka cilësuar rastin si agresion rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës.
“Droni i ngarkuar me eksploziv në Aeroportin Leipzig/Halle është një akt i qartë i agresionit rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë evropiane. Kosova qëndron fuqishëm përkrah kancelarit Merz, Gjermanisë dhe aleatëve tanë të NATO-s. Lufta hibride kërkon unitet dhe vendosmëri”, ka shkruar Hoxhaj.
Incidenti kishte ndodhur më 4 gusht, ndërsa më 1 shtator autoritetet gjermane njoftuan se të dhënat e institucioneve të sigurisë tregojnë qartë për përfshirjen e Rusisë. Droni ishte gjetur pranë një aeroplani ukrainas dhe ishte çaktivizuar pa shkaktuar viktima apo dëme.
The post Hoxhaj reagon për dronin rus me eksploziv në Leipzig të Gjermanisë appeared first on Gazeta Express.

