By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rubio konfirmon bisedimet me Ukrainën për Patriotët – ekspertët paralajmërojnë se prodhimi është vite larg
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rubio konfirmon bisedimet me Ukrainën për Patriotët – ekspertët paralajmërojnë se prodhimi është vite larg
Lajme

Rubio konfirmon bisedimet me Ukrainën për Patriotët – ekspertët paralajmërojnë se prodhimi është vite larg

Momenti
Published: September 3, 2026

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se Uashingtoni dhe Kievi po negociojnë për një licencë që do t’i mundësonte Ukrainës të prodhonte raketa për sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore Patriot, duke rikthyer në vëmendje një ide të cilën presidenti Donald Trump dukej se e kishte minimizuar vetëm disa javë më parë.

Komentet e Rubios i ofrojnë Ukrainës një rrugë të mundshme afatgjatë drejt një vetëqëndrueshmërie më të madhe në mbrojtjen ajrore. Por, ai e bëri të qartë se edhe nëse licenca miratohet, ajo nuk do ta zgjidhte mungesën e menjëhershme të penguesve që i nevojiten Kievit.

Your browser does not support the video tag.

“Po negociohet pikërisht në këtë moment”, tha Rubio më 2 shtator, kur u pyet në emisionin The Brian Kilmeade Show nëse ishte kundër dhënies së licencave Ukrainës për të prodhuar raketat e veta Patriot.

“Por, kjo nuk është zgjidhje e menjëhershme”, shtoi ai, duke thënë se “rritja e prodhimit” dhe ndërtimi i fabrikave për armë kaq të sofistikuara do të kërkonte disa vite.

Komentet erdhën në një kohë kur Ukraina po kërkon më shumë pengues për mbrojtjen ajrore, përpara një tjetër dimri me sulme ruse me raketa dhe dronë. Rubio tha se kërkesa për raketa penguese është bërë “nevoja numër një e mbrojtjes në planet”, ndërsa edhe vendet e Lindjes së Mesme po kërkojnë të sigurojnë këto sisteme.

Megjithatë, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë nevojat e tyre të mbrojtjes dhe duhet të ruajnë rezerva të mjaftueshme përpara se t’i furnizoj vendet e tjera.

Për Kievin, kjo lë një boshllëk të vështirë: raketat penguese nevojiten tani, ndërsa kapaciteti industrial që po diskutohet mund të kërkojë vite për t’u krijuar.

Asnjë zgjidhje me Patriotë për këtë dimër

Konfirmimi i Rubios nuk garanton se do të arrihet marrëveshje dhe nuk ofron ndonjë zgjidhje të shpejtë për nevojat e menjëhershme të Ukrainës për mbrojtje ajrore.

Admirali në pension Mark Montgomery, drejtor i lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, i tha Radios Evropa e Lirë se prodhimi ukrainas i Patriotëve do të ishte i dobishëm, por nuk do të kishte ndikim të rëndësishëm në luftë në një afat të afërt.

“Ideja që SHBA-ja do të punojë me Ukrainën që ajo përfundimisht të licencojë dhe të prodhojë Patriotë është e admirueshme, por kjo është vite larg”, tha Montgomery.

Ai vlerësoi se licencimi dhe krijimi i kapaciteteve të prodhimit mund të kërkojnë të paktën 18 muaj dhe potencialisht dy ose tre vjet.

“Kjo nuk do të prodhojë Patriotë për Ukrainën në vitin 2026 apo 2027, e ndoshta as në vitin 2028”, tha ai. “Pra, edhe pse kjo është interesante, nuk do ta ndryshojë status quo-në e konfliktit me Rusinë”.

Montgomery tha se nuk beson se Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë aktualisht Ukrainës numër të mjaftueshëm sistemesh Patriot, gjë që, sipas tij, mund ta bëjë dimrin e ardhshëm të vështirë.

Në vend të kësaj, ai sugjeroi mënyra se si Uashingtoni mund ta ndihmojë Ukrainën të godasë raketat ruse përpara se ato të lëshohen.

Ai sugjeroi dhënien e të dhënave të shënjestrimit që do t’u mundësonin dronëve ukrainas me rreze të mesme të godisnin sistemet ruse të lëshimit të raketave balistike Iskander, si dhe përmirësime softuerike për avionët ukrainas F-16, në mënyrë që ata të mund t’i shënjestrojnë në kohë reale këto sisteme lëshimi.

Një sinjal për Kievin dhe Moskën

Megjithatë, bisedimet për licencimin kanë rëndësi politike dhe strategjike.

Yevheniy Malik, veteran i Marinës ukrainase dhe mbrojtës i Mariupolit, i cili drejton programet për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen në Shkollën e Ekonomisë në Kiev, u pajtua se krijimi i një kapaciteti ukrainas për Patriotët do të ishte një proces afatgjatë.

Por, ai tha se rëndësia qëndron edhe te sinjali se Uashingtoni po vazhdon të punojë me Kievin për kapacitete të avancuara mbrojtëse.

“Është më shumë çështje e sinjalit”, i tha Malik Radios Evropa e Lirë.

Për ukrainasit dhe amerikanët e zakonshëm, tha ai, detajet teknike të penguesve të raketave balistike mund të jenë të vështira për t’u kuptuar. Ajo që është më e lehtë për t’u parë është bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës dhe mesazhi më i gjerë i mbështetjes nga aleatët.

Rusia po e vëzhgon gjithashtu këtë marrëdhënie, tha Malik.

Diskutimet për Patriotët vijnë paralelisht me bisedimet SHBA-Ukrainë për teknologjinë e dronëve. I pyetur nëse Uashingtoni kishte hezituar të pranonte ofertën e Ukrainës për teknologjinë e dronëve, Rubio tha se Shtetet e Bashkuara po ndjekin marrëveshje që kanë kuptim për to.

“Nëse është një marrëveshje që ka kuptim për SHBA-në, mendoj se po punojmë për to”, tha Rubio, duke i përshkruar diskutimet si “një proces në zhvillim”.

Ai përsëri theksoi se projekte të tilla do të ishin përpjekje afatgjata dhe jo kapacitete që mund të bëhen funksionale menjëherë.

Këto diskutime tregojnë kështu drejt një forme më të gjerë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, në të cilën Ukraina përfundimisht mund të bëhet jo vetëm përfituese e armëve perëndimore, por edhe burim i teknologjisë ushtarake të testuar në fushëbetejë.

Matematika e frikshme e prodhimit

Edhe nëse Ukraina merr një licencë, shkalla e kërcënimit nga raketat balistike paraqet një sfidë të jashtëzakonshme.

Malik tha se Rusia mund të prodhojë rreth 1.000 ose më shumë raketa balistike në vit, ndërsa prodhimi amerikan i interceptorëve PAC-3 Patriot është pak mbi 600 në vit.

Pabarazia bëhet edhe më e theksuar pasi ndalja e një rakete balistike nuk kërkon domosdoshmërisht vetëm një raketë penguese.

Malik iu referua vlerësimeve ukrainase, sipas të cilave mund të nevojiten dy raketa PAC-3 për të penguar një raketë balistike, në skenarët më optimistë, ndërsa vlerësime të tjera e vendosin numrin në tre ose edhe 3.5.

Kjo tregon se një kapacitet ukrainas prodhimi do të duhej të arrinte një shkallë të konsiderueshme për të ndikuar ndjeshëm në ekuilibrin.

Raketat e Koresë së Veriut që Rusia po i përdor kundër Ukrainës

Malik gjithashtu iu referua bashkëpunimit ushtarak të Rusisë me Korenë e Veriut dhe Iranin, përfshirë përdorimin e raketave balistike të Koresë së Veriut kundër Ukrainës. Argumenti i tij më i gjerë është se nevojat e ardhshme të Kievit për mbrojtjen ajrore duhet të maten në raport me një kërcënim më të gjerë dhe potencialisht në rritje nga raketat balistike.

Kievi përballet me një rrugë edhe më të gjatë

Kateryna Bondar, bashkëpunëtore e lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare dhe ish-këshilltare e qeverisë ukrainase, është po ashtu skeptike për çdo ndikim në një afat të afërt.

Bondar u kthye së voni nga Ukraina, ku foli me specialistë ukrainas të raketave për perspektivat e prodhimit vendas të Patriotëve.

Ajo i tha Radios Evropa e Lirë se specialistët ukrainas me të cilët foli vlerësuan se mund të duheshin “deri në pesë, gjashtë vjet vetëm për të filluar prodhimin”, për shkak të kompleksitetit të sistemit.

Edhe prodhuesit e konsoliduar përballen me kufizime të mëdha në rritjen e prodhimit.

Bondar tha se ekspertët e Lockheed Martin i kishin thënë se, pavarësisht teknologjisë ekzistuese, zinxhirëve të furnizimit, partnerëve të prodhimit dhe infrastrukturës tjetër, rritja e prodhimit nga rreth 600 pengues PAC-3 në të paktën 2.000 mund të kërkojë rreth tre vjet.

Për Ukrainën, e cila do të duhej të krijonte një pjesë të madhe të bazës industriale, sfida do të ishte edhe më e madhe. “Pra, kjo nuk do ta ndryshojë llogaritjen në asnjë perspektivë afatshkurtër dhe madje as në atë afatmesme”, tha Bondar.

Megjithatë, ajo sheh një qëllim potencialisht të rëndësishëm në afat të gjatë.

Disa ukrainas gjithnjë e më shumë e shohin qasjen në raketa të avancuara penguese si pjesë të një garancie të ardhshme të sigurisë, tha ajo. Një kapacitet i besueshëm për t’u mbrojtur nga raketat balistike ruse mund ta ndihmojë në parandalimin e Moskës që të nisë një luftë të gjerë përsëri pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje.

“Të kesh pengues, të kesh aftësinë për të penguar raketat balistike ruse është diçka që mund ta ndalojë Rusinë të përparojë”, tha Bondar.

Moska mund të mos presë

Bondar tha se disa ekspertë ukrainas kanë frikë se Moska mund të përshpejtojë prodhimin e raketave balistike dhe të zhvillojë kundërmasa përpara se Ukraina të sigurojë teknologjinë dhe infrastrukturën e nevojshme për të prodhuar pengues PAC-3.

“Rusët padyshim po e kuptojnë porosinë”, tha Bondar. “Ata jo vetëm që po e kuptojnë. Ata tashmë kanë filluar të mendojnë për kundërmasat”.

Kjo mund ta shndërrojë përpjekjen për licencim në pjesë të një gare më të gjatë teknologjike. Ndërsa Kievi dhe Uashingtoni përpiqen të krijojnë një kapacitet të qëndrueshëm të mbrojtjes ajrore, Moska mund të kërkojë të rrisë prodhimin e raketave ose të zhvillojë mënyra për ta mbingarkuar atë./REL/

The post Rubio konfirmon bisedimet me Ukrainën për Patriotët – ekspertët paralajmërojnë se prodhimi është vite larg appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ora e Pritjes” nis sonte në Drenas, numërimi mbrapsht fillon në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”
Shpenzimet qeveritare arritën nivel rekord në tremujorin e dytë
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë në Shqipëri
Humb jetën shoferi në Ohër, automjeti mori flakë pasi goditi qentë endacakë
Tragjedi në Meksikë Ekzekutohet muzikanti i njohur bashkë me gruan shtatzënë, vajzën 3-vjeçare dhe dadon

LEXO GJITHASHTU

Shkupi dhe dhjetë komuna tjera bëhen me 49 automjete të reja për mirëmbajtje të pastërtisë publike
Shkupi dhe dhjetë komuna tjera bëhen me 49 automjete të reja për mirëmbajtje të pastërtisë publike
TOP Momenti
Aksident në magjistralen Gjilan–Prishtinë, makina rrokulliset në mes të rrugës (pamje)
Aksident në magjistralen Gjilan–Prishtinë, makina rrokulliset në mes të rrugës (pamje)
Lajme
Mickoski: Nuk kam frikë nga hetimi për kredinë hungareze
Mickoski: Nuk kam frikë nga hetimi për kredinë hungareze
TOP Momenti
Publikohen pamjet e reja të aksidentit ku u lëndua presidentja e Sllovenisë
Publikohen pamjet e reja të aksidentit ku u lëndua presidentja e Sllovenisë
Lajme
Kompania kineze e sanksionuar nga Perëndimi merr pjesë në panairin ushtarak në Sarajevë
Kompania kineze e sanksionuar nga Perëndimi merr pjesë në panairin ushtarak në Sarajevë
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet një person që kanosi Kurtin dhe policët
Lajme

Arrestohet një person që kanosi Kurtin dhe policët

September 3, 2026
Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Greqinë, 290 raste dhe 24 viktima
Lajme

Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Greqinë, 290 raste dhe 24 viktima

September 3, 2026
Grumbullimi i qumështit vazhdon, përfaqësuesit qumështarëve flasin për negociatat me Ministrinë dhe AUV’in
Lajme

Grumbullimi i qumështit vazhdon, përfaqësuesit qumështarëve flasin për negociatat me Ministrinë dhe AUV’in

September 3, 2026
AGK shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Laurent Krasniqit
Lajme

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Laurent Krasniqit

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?