By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen krerët e UÇK-së: Nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë qëllimin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen krerët e UÇK-së: Nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë qëllimin
TOP Momenti

​Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen krerët e UÇK-së: Nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë qëllimin

Momenti
Published: September 3, 2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protesta të mëdha dhe vazhdimin e aktiviteteve kundërshtuese në rast se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë shpallen fajtorë.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë për KosovaPress se organizata pret kthimin e ish-krerëve të UÇK-së të pafajshëm në Kosovë, por, nuk do të rrijë duarkryq në rast se merret vendim dënues.

Your browser does not support the video tag.

Sido që të jetë ne nuk do të ndalemi asnjëherë duke protestuar e avokuar për të drejtat tona, që ne e kemi fituar në vitin 99, është e pakontestueshme, prandaj aktiviteti jonë nuk do ndalet asnjëherë, dëmi veçse është shkaktuar”, thotë ai.

Syla shprehet i bindur se, nëse vendimi bazohet në prova, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm. Megjithatë, ai shpreh shqetësimin se mund të ketë ndikim politik në vendimmarrje.

“Ne si organizatë e veteranëve të luftës prej ditës që është pritur të themelohet kjo gjykatë, e kemi kuptuar që është gjykatë e padrejtë dhe presim që bashkëluftëtarët tonë të kthehen të pafajshëm në shtëpitë e tyre dhe në çoftë se ky vendim do bazohet në prova, jemi të bindur se do të shpallen të pafajshëm. Në çoftë se do të ketë ndikim politik mbi këtë vendim, sepse duke e parë mundin e kësaj gjykate, mendojmë që prej themelimit të saj, komplet gjykata devijon edhe nga misioni se për çka është themeluar. Është bazuar në raportin e Dick Martit, ky raport nuk është më pjesë e aktakuzës, prandaj në çoftë se mund të ketë ndikim politik, mund të ketë ndonjë vendim negativ dhe nuk është vetëm për ish krerët e UÇK-së, por për krejt sakrificën e popullit tonë”, thotë Syla.

Sipas tij, OVL-UÇK gjatë gjithë kohës ka ngritur shqetësime edhe para përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale dhe, siç pretendon ai, shkeljen e të drejtave të të akuzuarve.

“Ne gjatë gjithë kohës e kemi potencuar me të gjithë komunikimin që kemi pasur me personalitetet ndërkombëtare, kur kemi folur me ta ka qenë vetëm proceduralisht qysh gjykata po i shkel të drejtat e njeriut atje. Gjatë gjithë kësaj kohe edhe avokatët mbrojtës e kanë përsëritur qindra herë. Herën e fundit ishte e papranueshme, kur prokuroria speciale i propozoi trupit gjykues për provat prej shtetit serb, të gjitha ato prova u pranuan dhe ishte e papranueshme”, thotë ai.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së vlerëson se protestat dhe aktivitetet e deritanishme të organizatës, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e opinionit lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.

Ai kritikon institucionet e Kosovës për, siç thotë, mungesë të veprimeve në mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së, duke shtuar se barra kryesore i ka mbetur Organizatës së Veteranëve të Luftës.

“Mendojmë që edhe në rrafshin diplomatik që kemi punuar për të drejtat e bashkëluftëtarëve tonë, përmes protestave, kemi pasur edhe jashtë Kosove, mendojmë që ia kemi arritur qëllimit, sepse ideja ka qenë me i hedhë dritë kësaj errësire që e krijoj gjykata speciale, mendoj që ka ndikuar pozitivisht, nuk ka as fëmijë 15 vjeçar që nuk e ka kuptuar se po bëhet padrejtësi. Kemi mbetur në një vesh të shurdhër. Shteti nuk bëri asnjë gjë, atëherë barra më e madhe na ra neve si organizatë e veteranëve të luftës.

OVL UÇK gjatë vitit ka mbajtur protesta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, në Hagë dhe Strasburg, duke i bërë thirrje Gjykatës Speciale në Hagë për drejtësi.

Më 12 shtator do të mbahet edhe një protestë e fundit para vendimit përfundimtarë, ndërsa në datën e vendimit qytetarë të shumtë do të mblidhen para objektit të Gjykatës në Hagë.

Ndërkohë, të mërkurën, në vizitë në OVL ishte edhe ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se i pret çlirimtarët në Kosovë.

Ndërsa të premten, Shoqata e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dhe Shoqata e Invalidëve të UÇK-së do të mbajnë një konferencë për media, për të shpalosur planet rreth verdiktit të Hagës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kur u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ata përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të cilat lidhen me periudhën nga marsi 1998 deri në shtator 1999. Të katër janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.

Pas gati gjashtë vjetësh prej transferimit të tyre në Hagë dhe më shumë se tre vjetësh prej fillimit të gjykimit, më 16 shtator 2026, në orën 10:00, pritet të shqiptohet aktgjykimi. /

You Might Also Like

Kostadinovski: Duhen hapa radikalë për rikthimin e besimit te drejtësia
​Jashari kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejt
Prokuroria kërkon vazhdimin e massës së paraburgimit për personin i cili djegi veturën e Ambasadës bullgare në Shkup
OVL-UÇK të enjten mbledh Këshillin Drejtues, pas vendimit të Speciales
Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës

LEXO GJITHASHTU

“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin
“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin
TOP Momenti
VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
TOP Momenti
Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinë
Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinë
TOP Momenti
Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetën
Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetën
TOP Momenti
Nasim Haradinaj nga protesta: I ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari të vijnë e të japin përgjigje
Nasim Haradinaj nga protesta: I ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari të vijnë e të japin përgjigje
TOP Momenti

You Might Also Like

Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj “zbutë” protestuesit – e rikthejnë në vend
TOP Momenti

Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj “zbutë” protestuesit – e rikthejnë në vend

September 16, 2026
Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione
TOP Momenti

Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione

September 16, 2026
Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një person – hidhen mjete piroteknike
TOP Momenti

Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një person – hidhen mjete piroteknike

September 16, 2026
Jakimovski lirohet nga burgu, Gjykata e Lartë kthen rastin në rigjykim
TOP Momenti

Jakimovski lirohet nga burgu, Gjykata e Lartë kthen rastin në rigjykim

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?