Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore, pasi është goditur nga një automjet në lëvizje derisa ishte duke rregulluar trafikun.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:23 në rrugën “Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicë.
Tutje në raport thuhet se i dyshuari i panjohur pas kryerjes së veprës është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.
“Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore, pasi është goditur nga një automjet në lëvizje derisa ishte duke rregulluar trafikun. I dyshuari i panjohur pas kryerjes së veprës është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor pas trajtimit mjekësor është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

