Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Obiliq, ku dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.
Me urdhër dhe në konsultim me prokurorin, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ndërsa i njëjti aktualisht ndodhet në kërkim policor.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë, kanosje dhe armëmbajtje pa leje” dhe po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
The post Tentim vrasje në Obiliq, i dyshuari në arrati-policia jep detaje appeared first on Gazeta Express.

