By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sulme me raketa ruse në Kiev, dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sulme me raketa ruse në Kiev, dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur
Lajme

Sulme me raketa ruse në Kiev, dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur

Momenti
Published: September 24, 2026

Të paktën dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në orët e para të mëngjesit, pas një serie sulmesh me raketa ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Gazetarët e AFP-së raportuan se dëgjuan rreth 20 shpërthime të fuqishme, ndërsa Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan për lëshimin e raketave balistike ruse drejt rajoneve të Kievit dhe Çernigovit.

“Kryeqyteti është nën sulm me raketa balistike. Qëndroni në strehimore!”, shkroi kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në Telegram.

Sipas të dhënave të publikuara prej tij pak pas orës 03:00, dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën, katër prej tyre në gjendje të rëndë.

Rreth një orë më herët, Klitschko kishte bërë të ditur se në një zonë të Dnipros mund të kishte persona të bllokuar nën rrënoja.

Sulme ruse u raportuan gjithashtu në Odesa, në jug të Ukrainës, qytet që ka një port strategjik në Detin e Zi.

Sulmet ajrore ruse në Ukrainë kishin shkaktuar të paktën shtatë viktima një ditë më parë, përfshirë dy persona në Kiev.

Kryeqyteti ukrainas, me rreth tre milionë banorë, vijon të jetë objektiv i sulmeve ajrore ruse, veçanërisht me dronë. Sulmet janë intensifikuar gjatë 24 orëve të fundit, në një periudhë kur luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të mërkurën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Moska nuk kishte ndërmend të “ndërpriste” luftën kundër Ukrainës.

The post Sulme me raketa ruse në Kiev, dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Dënim deri në fund të jetës” Tromp: Gjyqi nuk ndoqi parametra të drejtë për t’u quajtur proces i drejtë
Kryemadhi me batuta para gjykatës për masën ndaj Hysenit: I patë si i fik radarët? Dashuria, gjë e madhe
Coca-Cola HBC Kosova mbështet Maratonën e Prishtinës 2026 duke bashkuar sportin dhe qëndrueshmërinë
“Krej radarët e shtetit i fik për ty, flej rehat, të du”, Vlora Hyseni i jepte garanci Ergys Agasit
Seanca plenare në Tiranë, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën e rëndë në SHISH

LEXO GJITHASHTU

Vrasje në tentativë në Obiliq
Vrasje në tentativë në Obiliq
TOP Momenti
El Mundo: CIA paralajmëron për një sulm me dronë rusë ndaj Spanjës, Francës ose Italisë
El Mundo: CIA paralajmëron për një sulm me dronë rusë ndaj Spanjës, Francës ose Italisë
Lajme
Auditimi zbulon parregullsi të mëdha në Inspektoratin e Tregut në RMV: Mungesë stafi, dështim me “E-Inspektorin” dhe fonde të pasigurta
Auditimi zbulon parregullsi të mëdha në Inspektoratin e Tregut në RMV: Mungesë stafi, dështim me “E-Inspektorin” dhe fonde të pasigurta
TOP Momenti
Ambasada amerikane në Prishtinë bën thirrje që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës
Ambasada amerikane në Prishtinë bën thirrje që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës
TOP Momenti
Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme

You Might Also Like

Lavrov: Moska nuk do ta ndalë luftën në Ukrainë
Lajme

Lavrov: Moska nuk do ta ndalë luftën në Ukrainë

September 24, 2026
Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij
Lajme

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

September 24, 2026
Gogu për arrestimin e Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale është individuale, e shkarkuam
Lajme

Gogu për arrestimin e Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale është individuale, e shkarkuam

September 24, 2026
Ambasada amerikane kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen që autorët të mbahen përgjegjës
Lajme

Ambasada amerikane kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen që autorët të mbahen përgjegjës

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?